“Tingujt e pranverës” në Ambasadën Gjermane

Koncerti i nxënësve të Liceut Artistik “Jordan Misja”, i zhvilluar në Sallën e Ambasadës Gjermane në Shqipëri.


Nga Dash Frashëri

“TINGUJT E PRANVERËS” – “FRÜHLINGSKLÄNGE”

Kështu titullohej koncerti i nxënësve të Liceut Artistik “Jordan Misja”, i zhvilluar të enjten (11 prill) në Sallën e Ambasadës Gjermane në Shqipëri.

Koncerti kishte në program pjesë nga kompozitorë shqiptarë (Ç.Zadeja, P.Gaci), gjermanë (Bethoven, Koelling, Brahms, Burgmuler, Schubert, Schuman) si dhe austriaku Mozart.

I pranishëm ishte dhe ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, i cili në fjalën e tij, vlerësoi angazhimin e liceut artistik dhe garantoi mbështetjen e ambasadës për projekte të tilla.

Edhe drejtoresha e Liceut Artistik “Jordan Misja”, Etleva Kolnikaj, falënderoi ambasadën gjermane për mbështetjen e koncertit, duke theksuar dhe vazhdimin e bashkëpunimit për projekte të tjera në të ardhmen, përfshirë dhe artet pamore.

Programi nisi me kompozimin Çesk Zadesë, “Shkon djali ter’male”, kënduar nga kori i liceut artistik, me dirigjente Ermira Alliu.

Koncerti vazhdoi me minuetin e kompozitorit të madh gjerman, Ludvig van Bethoven, në piano nga Iris Hasani, dhe i përgatitur nga mësuesja Edlira Gjoni.

Rapsodia hungareze e Koelling u interpretua na Rejana Vrapi në piano (përgatiti Hermina Bogdo).

Kompozitori Schubert u paraqit me nje serenatë, të interpretuar në flaut nga Blerina Kaçiu dhe në piano nga Etleve Kolnikaj, njëherësh edhe drejtoreshë e liceut. Pjesa ishte përgatitur nga mësuesja Majlinda Pango.

Tingujt e preludit të Bach erdhën përmes kitarës së Erind Bajos, përgatitur nga Dionis Bizhga.

Sonata e Schuman u interpretua nga Najada Sulollari në violinë dhe Erjana Riza në Piano. Përgatiii Alba Lagji.

Romanca e Burgmuler u interpretua nga Ticiana Gaudini në violincel dhe Petra Puka në kitarë. Përgatiti Ridvana Selita dhe Gert Margariti.

Aria e Mozartit te “Dasma e Figaros” u interpretua në kanto nga Selma Qejvani, e shoqëeruar në piano nga Erjana Riza. Përgatiti Alma Strazimiri.

Koncerti u mbyll me pjesën për violinë të Pjetër Gacit, interpretuar nga formacioni i harqeve të liceut artistik. Në daulle ishte Erjon Medha, ndërsa në piano, Erjana Riza. Përgatitur nga Arjola Garo.

Koncerti u pëlqye dhe u duatrokit nga të pranishmit, me ambadadorin gjerman që mbeti shumë i kënaqur.

Për të shprehur kënaqësinë e tij, ambasadori Bergner bëri edhe një foto-selfi me nxënësit dhe mësuesit e Liceut Artistik “Jordan Misja”.

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…