Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Prishtinë, Kumbaro: Oferta të përbashkëta
Shqipëria do të jetë pjesë e edicionit të tretë të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë.
Shqipëria do të jetë pjesë e edicionit të tretë të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro njoftoi sot se Shqipëria merr pjesë përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit së bashku me shoqatat hoteliere dhe të restoranteve në panairin që nis sot në Prishtinë.
“Nga Shqipëria në Kosovë- Një komb, shumë oferta turistike”, shkroi Kumbaro në rrjetet sociale.
Sipas saj, në Prishtinë Shqipëria shkon jo vetëm për të prezantuar më të mirën e vet mes 300 kompanive nga 15 vende evropiane, por edhe për të ndërtuar oferta të përbashkëta turistike me vëllezërit e Kosovës që përfshijnë qytetet tona këtej e andej kufirit.