Inspektori i Lartë i Drejtësisë takim me Prokurorin e Përgjithshëm të Spanjës

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani priti prokurorin e përgjithshëm të Mbretërisë së Spanjës z. Álvaro García Ortiz


Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, priti Prokurorin e Përgjithshëm të Mbretërisë së Spanjës, Álvaro García Ortiz, që po zhvillon një vizitë pune në vendin tonë.

Metani i paraqiti punën dhe sfidat e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si institucioni kushtetues që merret me verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve në Shqipëri. Inspektori i Lartë i Drejtësisë e njohu z. Álvaro García Ortiz me eksperiencën e ILD-së me homologët e Shërbimit të Inspektimit të Drejtësisë të Spanjës në kuadër të Rrjetit European të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ), marrëdhënies dypalëshe e formalizuar me një marrëveshje bashkëpunimi një vit më parë e së fundi me ekspertët spanjollë të projektit të BE-së, EU4Justice, që mbështesin ILD-në në drejtim të forcimit të kapaciteteve profesionale.

Álvaro García Ortiz pasi e falenderoi z. Metani për mikpritjen dhe shprehu konsiderata për bashkëpunimin e ILD-së me ekspertët spanjollë në kuadër të projektit EU4Justice.

Duke diskutuar për filozofinë e punës së ILD-së, për gjetjen e balancës mes interesit publik për administrimin e drejtësisë dhe respektimit të pavarësisë së magjistratëve, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm i Mbretërisë së Spanjës bashkëndanë mendimin, se pavarësia e magjistratëve mbetet baza ku mbështeten themelet e shtetit të së drejtës dhe element kyç për funksionimin e çdo demokracie, me rëndësi të vecantë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt antarësimit në Bashkimin Europian.

Bashkëbiseduesit nënvizuan se pavarësia e çdo gjyqtari e prokurori është garanci për të drejtat kushtetuese të çdo qytetari, për të parandaluar çdo cënim të atyre të drejtave nga pushteti ekzekutiv dhe legjislativ. Kontributi i cdo institucioni për një sistem të pavarur drejtësie është thelbësor edhe për forcimin dhe ruajtjen e besimit të publikut në sundimin e ligjit.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.