Vizita në Francë, Kryeministri Rama nderohet në ceremoninë zyrtare në Oborrin e Nderit të “Les Invalides”

“Les Invalides”, në Paris është një kompleks i mirënjohur muzeal dhe monumentesh, të lidhura me historinë ushtarake e Francës


Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama u nderua sot në ceremoninë e mbajtur në Oborrin e Nderit të “Les Invalides”, në Paris, një kompleks i mirënjohur muzeal dhe monumentesh, të lidhura me historinë ushtarake e Francës.

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Francë, kryeministri Rama dhe bashkëshortja u pritën në portikun e hyrjes nga Ministri për Europën Jean-Noël Barrot dhe nga Guvernatori Ushtarak i Parisit, Gjeneral korparmate Christophe Abad.

Më pas, Kryeministri, i shoqëruar nga Komandanti i trupës së Gardës Republikane, përshkoi Oborrin e Nderit, në prezencën tri togave të rreshtuara të Gardës.

Himnet kombëtare të Shqipërisë dhe Francës vijuan protokollin e ceremonisë e më tej Kryeministri Rama i shoqëruar nga Komandanti i Trupës parakaloi para togave të Gardës.

Nderimet ushtarake para Kryeministrit Rama u paraqiten nga një detashment i përbëre nga orkestra e Gardës Republikane dhe tri toga te regjimenteve të Këmbësorisë së Gardës Republikane.

📍Paris – Ceremonia e nderimeve ushtarake të pritjes🇦🇱🤝🇫🇷

📍Paris – Ceremonia e nderimeve ushtarake të pritjes🇦🇱🤝🇫🇷

Posted by Edi Rama on Friday, April 12, 2024

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…