Revista spanjolle: Shqipëria, destinacion me mrekulli natyrore dhe kulturore

Blanca Uson shkruan në të përditshmen spanjolle “20Minutos”.


Të gjithë ëndërrojnë të vizitojnë të paktën një herë në jetë ishujt e Karaibeve. Megjithatë, nuk është gjithmonë e lehtë të organizosh një udhëtim në parajsën e largët, shkruan Blanca Uson në të përditshmen spanjolle “20Minutos”.

Ju mund të zbuloni dy destinacionet më të njohura për të shijuar pushimet, veçanërisht ato verore, ku ndërthuren peizazhet natyrore me qytetet historike dhe plazhet janë me ujëra kristal bruz, diell dhe rërë të bardhë.

Udhëtoni në Karaibe pa u larguar nga Evropa: Shqipëria dhe Portugalia (Algarve), dy destinacione me ujëra të kristalta dhe plazhe parajsore, ofrojnë peizazhe dhe eksperienca të ngjashme me Karaibet.

Sa ditë duhen për të eksploruar Shqipërinë?

Shqipëria është bërë shumë e njohur në mesin e turistëve që duan të shijojnë plazhet parajsore pa qenë e nevojshme të udhëtosh përtej oqeanit.

Destinacioni mesdhetar ofron mrekulli natyrore dhe kulturore që ia vlen të vizitohen.

Ju mund ta vizitoni dhe eksploroni Shqipërinë brenda një jave.

Niseni vizitën nga Tirana, kryeqyteti i saj, ku mund të zbuloni vendet më emblematike si Sheshi Skënderbej, Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura apo Piramida e Tiranës, një ndërtim shumë i veçantë në qytet.

Destinacionet bregdetare ofrojnë peizazhe parajsore të ngjashme me Karaibet.

Saranda është pikënisja e një aktiviteti, emri i të cilit tashmë e bën të qartë gjithçka: një tur në Rivierën Shqiptare që mbulon brenda një dite parajsat kryesore të zonës, si plazhi i Borshit me plazh me rërë, apo Himara, një nga enklavat më të bukura me ujëra bruz.

Nga e njëjta pikënisje ju rekomandojmë të bëni një udhëtim në një vend tjetër idilik, në lagunën e Syrit të Kaltër, një burim i shpallur Monument Natyre.

Ju mund të kryeni një sërë aktivitetesh ujore, nga qyteti i Vlorës dhe të zbuloni ishullin e Sazanit dhe Karaburunit. (ATSH)

Burimi

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.