Begaj: Shqipëria dhe Kosova, përfaqësim të lartë të grave në jetën politike

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në forumin ndërkombëtar “Gruaja, Paqja dhe Siguria” të organizuar në Prishtinë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në forumin ndërkombëtar “Gruaja, Paqja dhe Siguria” të organizuar në Prishtinë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Begaj e vlerësoi angazhimin ndërkombëtar të Kosovës për fuqizimin e rolit të grave, për barazinë gjinore dhe mundësitë e barabarta, si dhe për adresimin e sfidave, ndërsa propozoi që ky forum të kthehet në një platformë aleancash që mbështesin dhe sigurojnë fuqizimin dhe rolin e grave në shoqëri në mbarë botën.

“Të njëjtat aleanca duhet të formohen për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas, – vijoi më tej Presidenti Begaj, – sipas së cilit, kjo dhunë nuk është vetëm një fakt i konflikteve civile, etnike, rajonale apo globale, por dhe i jetës së përditshme të qindra e mijëra familjeve në të cilat gratë përballen me keqtrajtim.”

Përballë kësaj sfide duhen përpjekje kolektive, u shpreh Presidenti Begaj, i cili bëri thirrje për një fushatë intensive për të siguruar që dhuna ndaj gruas të jetë e papranueshme, e pafalshme, e dënueshme.

Në vlerësimin e Presidentit Begaj, arsimimi i grave përbën një element themelor, investim që rrit kapacitetet, u hap mundësi të reja, u jep forcë, kurajë e burime që u duhen për të sfiduar mentalitete e qasje në familje dhe në proceset politike e shoqërore.

“Duke mbështetur arsimimin e grave, ne investojmë në liderët e ardhshëm të fushave sfiduese”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Ndërsa kujtoi të kaluarën e përgjakshme të Ballkanit, Presidenti i Republikës kujtoi vuajtjet e grave, të cilat, siç u shpreh ai, kanë mbajtur barrën më të rëndë, pasi janë trajtuar si shënjestra të dhunës e të torturës, me qëllim poshtërimin e komuniteteve dhe spastrimin etnik.

Kreu i Shtetit kërkoi dënimin e autorëve, ndërsa vlerësoi guximin e grave të mbijetuara nga lufta që dëshmuan tmerret e përjetuara.

“Ne jemi sot së bashku në Kosovë për të ritheksuar vendosmërinë tonë të palëkundur për bashkëpunim, përparim e zhvillim të qëndrueshëm për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor. Ky forum përbën jo vetëm një akt të kujtesës kolektive të dhunës historike e aktuale ndaj grave në konflikte, por edhe aspiratën e përbashkët për një të ardhme ku paqja e siguria fuqizohen prej rolit dhe lidershipit të grave”, – deklaroi Presidenti Begaj.

Ai, gjithashtu, u ndal në arritjet e grave shqiptare, të cilat përfaqësohen në nivele të larta vendimmarrëse dhe përgëzoi veçanërisht Kosovën që ka zgjedhur dy gra në krye të shtetit përgjatë 15 vjetëve të para të pavarësisë së saj.

(Marrë nga ATSH)

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt