Anëtarësimi i Kosovës, sot votimi në Asamblenë Parlamentare të KiE

Sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të zhvillohet diskutimi dhe votimi për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.


Sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të zhvillohet diskutimi dhe votimi për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo vjen pas miratimit me sukses të raportit të raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës, përmes të cilit u konstatua që Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Në Strasburg ndodhet shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla dhe zëvendësministri, Kreshnik Ahmeti, për të zhvilluar takime dhe koordinuar veprimet me partnerët dhe aleatët, të cilët po e mbështesin Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.

Po ashtu ndodhet edhe një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i cili udhëhiqet nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci. Kosova ka aplikuar në maj 2022 për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Serbia është kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka thënë se propaganda dhe fushata e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është jashtëzakonisht e egër dhe bie në kundërshtim të plotë me marrëveshjet e vitit të fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Por shprehim bindjen tonë se shtetet anëtare të KiE-së vendimin e tyre do ta marrin jo bazuar në këtë propagandë, por bazuar në kriteret dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar Këshilli i Evropës,” thuhet në komunikatë.

Nevojiten 2/3 e votave të Asamblesë për t’i rekomanduar Këshillit Ministror të KiE pranimin e Kosovës. Pas këtij votimi, për anëtarësimin e plotë të Kosovës në KiE do të mbetet hapi i fundit, i cili do të ishte vendimi i Këshillit Ministror më 16 maj./KosovaPress/

Lexo më shumë nga

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.