Balla në gjimnazin “Dervish Hekali”: Rritje e perimetrit të sigurisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim me personelin arsimor, qeverinë e nxënësve dhe drejtues vendorë në gjimnazin “Dervish Hekali” në qytetin e Ballshit, ku u njoh nga afër me problematikat e mundshme dhe ecurinë e paketës së sigurisë në shkolla


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim me personelin arsimor, qeverinë e nxënësve dhe drejtues vendorë në gjimnazin “Dervish Hekali” në qytetin e Ballshit, ku u njoh nga afër me problematikat e mundshme dhe ecurinë e paketës së sigurisë në shkolla.

Gjatë bashkëbisedimit me qeverinë e nxënësve, Balla u interesua në detaje lidhur me problematikat që kanë të bëjnë me sigurinë në shkolla dhe jetën e përditshme të të rinjve, si bullizmi, shitja e drogës apo dhuna online.

Ai nënvizoi faktin se në DVP Fier ka ekspertë, të cilët merren posaçërisht me çështjet e sigurisë në hapësirën kibernetike, pra gjithë problematikat që gjenerohen në rrjete sociale. Ai tha se duhet bashkëpunimi i të gjithëve, veçanërisht i të rinjve, që puna e punonjësve të policisë të ketë efekt.

Nga ana tjetër, personeli arsimor bëri me dije se gjimnazi “Dervish Hekali” është i kompletuar me kamera sigurie, oficer të sigurisë në shkolla dhe se deri më sot nuk ka pasur problematika akute që kanë kërkuar ndërhyrjen e strukturave jashtëshkollore.

“Fokusi im si Ministër i Brendshëm së bashku me ministren Manastirliu është Paketa e Sigurisë në shkolla. Gjimnazi ‘Dervish Hekali’ është një institucion arsimor, i cili ka një fokus veçantë nga ana jonë. Ky është gjimnazi më i rëndësishëm në bashkinë e Mallakastrës, një gjimnaz që ka nxjerrë plot përfaqësues të nderuar të kësaj krahine. Sot me mua këtu është Drejtori i Policisë së Qarkut dhe drejtues të institucioneve të tjera, të cilët kanë përgjegjësinë e rregullave dhe parametrave të sigurisë në kuadër të paketës. Është AKU, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, pa dyshim Zyra Arsimore dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, të cilat duhet të garantojnë që edhe në këtë shkollë të kemi të gjithë parametrat e sigurisë. Sigurinë rrugore kur nxënësit vijnë nga shtëpia në shkollë, apo kur largohen, sigurinë ushqimore kur nxënësit konsumojnë një ushqim në fast-foodin pranë shkollës, që lidhen me mospërdorimin e alkoolit, dhe këtu është pjesa që i takon ISHSH”, u shpreh Balla.

Në lidhje me çështjet më akute që shqetësojnë të rinjtë dhe masat e marra, ministri tha se “mbi të gjitha disa sfida që lidhen me sigurinë që kanë të bëjnë me luftën kundër fenomenit të përdorimit të lëndëve narkotike, kryesisht kanabis dhe jo vetëm, lufta kundër bullizmit, kundër dhunës të të gjitha formave qoftë ajo me bazë gjinore, qoftë ajo seksuale, apo dhe dhuna online që është nga shqetësimet që kanë plotë dhe mësuesit edhe fëmijët. Kështu që në këtë aspekt bashkëveprimi i të gjithë aktorëve, mbi të gjitha, stafit të mrekullueshëm arsimor të kësaj shkolle, bordit të prindërve, dhe pjesa që lidhet me nxënësit, të cilët duhet të jenë ata që furnizojnë me sa më shumë informacion komisariatin e policisë dhe drejtorinë vendore.”

Sa i përket bashkëpunimit të strukturave policore me shkollat, Balla nënvizoi se “kjo shkollë e furnizon në mënyrë të përjavshme DVP-në dhe nuk na rezulton që të kemi problematikë akute, por jo se nuk kemi probleme këtu në qytetin e Ballshit, problematika që lidhen me fenomenet që sipërpërmenda. Unë i nxis dhe drejtorët vendorë të policisë, drejtuesit e komisariateve që të bashkëveprojnë me ju, për të pasur sa më shumë informacion, kryesisht me informacion që lidhet me veprimtari jashtë oborrit të shkollës, të cilën ne e quajmë perimetri i sigurisë në shkollë. Kështu që në aspekt gjej rastin t’ju kujtoj që kemi të gjithë përgjegjësitë tona, përfshirë këtu dhe pushtetin vendor, të cilët kanë përgjegjësi me sinjalistikën si atë horizontale dhe atë vertikale në rrugën që kalon para shkollës. Por dhe për ta rritur perimetrin e sigurisë dhe në komunitetet në lagjet ku jetojnë fëmijët ku jetojnë prindërit, ku jeton populli i nderuar i gjithë këtij qyteti. Shumë faleminderit për bashkëveprimin!” – theksoi ndër të tjera ministri Balla.

Ai shoqërohej gjatë kësaj vizite nga kryetari i bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj, nga Drejtori i Policisë Vendore, Lorenc Panganika dhe zyrtarë të tjerë vendorë e të Policisë së Shtetit.

(Marrë nga ATSH)

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…