Komisioni i Senatit miraton kandidaturën e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, David J. Kostelancik

Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan miratoi të martën kandidaturën e diplomatit David J. Kostelancik në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.


Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan miratoi të martën kandidaturën e diplomatit David J. Kostelancik në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Shtëpia e Bardhë e riemëroi zotin Kostelancik këtë vit si ambasador në Shqipëri, duke rifilluar kështu procesin për shqyrtimin e kandidaturës, pasi në përfundim të kalendarit legjislativ të vitit të kaluar, së bashku me dhjetëra emërime të tjera, ajo nuk u fut në rendin e ditës të Senatit për votim. Emërimet ishin bllokuar nga disa senatorë republikanë, një praktikë e zakonshme kjo e betejave politike në Uashington. Për emërimet që i ridërgohen Senatit, zakonisht nuk zhvillohen seanca të dyta dëgjimore.

Ende nuk dihet nëse Senati do ta marrë në shqyrtim në kalendarin e tanishëm legjislativ votimin e kandidaturës së tij dhe se kur mund të ndodhë.

Vitin e kaluar, më 30 mars, gjatë seancës dëgjimore për miratimin e kandidaturës së tij në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë, zoti Kostelancik pati parashtruar përparësitë e tij si ambasador i ardhshëm në Shqipëri.

“Nëse konfirmohem në këtë detyrë do të bashkëpunoj me Shqipërinë për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë. Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare. Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha zoti Kostelancik, duke theksuar se përparimi i reformës në drejtësi do të ndihmojë përparimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Zoti Kostelancik është diplomat karriere i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara dhe ka shërbyer në Shqipëri edhe më herët, në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur në Tiranë. Përpara emërimit për ambasador në Shqipëri, ai shërbente si këshilltar për politikën e jashtme i shefit të shtabit të ushtrisë amerikane, gjeneralit Mark Milley. Gjatë karrierës së tij diplomatike 30-vjeçare, zoti Kostelancik ka shërbyer ndër të tjera edhe si drejtor i zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit. Ai ka shërbyer dy herë në ambasadën amerikane në Moskë, në misionet amerikane në OSBE dhe NATO, si dhe në Ankara të Turqisë. Me origjinë nga shteti Illinoi, zoti Kostelancik është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti dhe flet gjuhët rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht./VOA/

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…