Marrëveshja për Kolegjin e Europës, Manastirliu: Ofertë unike akademike, rast i artë për të rinjtë shqiptarë

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, u miratua projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për hapjen e Kolegjit të Evropës në Tiranë.


Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, u miratua projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për hapjen e Kolegjit të Evropës në Tiranë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e pranishme në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, paraqiti projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë”, një marrëveshje historike në fushën e arsimit të lartë, që sjell në Shqipëri një nga kolegjet më të suksesshme evropiane.

“Hapja e Kolegjit të Evropës, Kampusit të Tiranës është padyshim një ngjarje historike për Arsimin e Lartë në Shqipëri. Krijohet një ofertë e re akademike, që është shëmbëlltyrë e vizionit tonë për t’i dhënë një dimension europian arsimit të lartë”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh se “përmes kësaj marrëveshje Tirana futet në hartën e vendeve ku Kolegji i Europës ofron aktivitetin e tij pas Bruges dhe Natolinit. Hapja e Kolegjit të Evropës tregon mbështetjen e Komisionit Evropian, Bashkimit Evropian për vizionin dhe punën e bërë nga qeveria shqiptare në rrugën e integrimit evropian, stabilitetit ekonomik dhe social, reformat e ndërmarra në të gjithë sektorët dhe patjetër edhe në sektorin e arsimit”, tha Manastirliu.

Sipas saj, kjo marrëveshje sjell një ofertë unike akademike, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin.

“Me anë të kësaj marrëveshjeje synohet nxitja e bashkëpunimit për zhvillimin e sektorit të arsimit të lartë dhe të ekspertizës në fushën e studimeve evropiane në vendin tonë,sjelljen e një oferte unike akademike për studentët dhe profesionistët nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Europian dhe më gjerë, si dhe kultivimi i një mjedisi intelektual, mirëkuptimi ndërkombëtar dhe multikulturor, në përputhje me traditën e shquar akademike të Kolegjit dhe formulën e tij për të studiuar e jetuar së bashku në Evropë”, theksoi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu nënvizoi se kjo marrëveshje synon nxitjen e bashkëpunimit për zhvillimin e sektorit të arsimit të lartë, ekspertizës në fushën e studimeve evropiane në vendin tonë dhe sjelljen e një oferte unike akademike për studentët dhe profesionistët e rinj nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

“Programet e studimit që do të ofrohen nga Kolegji në Tiranë do të kenë të njëjtat standarde si ato të ofruara në departamentet e tjera të Kolegjit në Bruges dhe Natolin, nën mbikëqyrjen e Këshillit Akademik të Kolegjit dhe të akredituar nga Organizata e Akreditimit e Holandës dhe Flanders. Aktiviteti i këtij kolegji do të nisë me vitin akademik 2024-2025 me një program studimi pasuniversitar, cikli i dytë i studimeve, i cili do të jetë i hapur për studentët dhe profesionistët nga Ballkani Perëndimor, e më gjerë për specializim në studimet evropiane, me fokus në integrimin e rajonit në BE. Qeveria shqiptare do të investojë për ngritjen e Kampusit të ri të Kolegjit si dhe do të ofrojë deri në 5 bursa në vit”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh se “hapja e degës së Kolegjit të Evropës Kampusi i Tiranës tregon mbështetjen e institucioneve të BE, Komisionit Europian për vizionin dhe punën e bërë nga qeveria shqiptare në rrugën e integrimit europian, të stabilitetit ekonomik dhe social, e reformave të ndërmarra në të gjithë sektorët dhe patjetër edhe në arsim”.

“Jemi të bindur se hapja e Kolegjit të Evropës do të nxisë konkurrencën brenda vendit dhe atë rajonale, do të ndikojë direkt në rritjen e pozitës së Shqipërisë në drejtim të ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë dhe do t’i hapë udhë të tjera bashkëpunimeve ndërkombëtare në fushën e arsimit dhe do të nxisë ngritjen e projekteve të përbashkëta me partnerët tanë evropianë në kuadër të integrimit në zonën evropianë të arsimit të lartë”, tha Manastirliu.

Më tej Manastirliu u shpreh se “shtrirja e aktivitetit të Kolegjit në Shqipëri është një rast i artë për të rinjtë shqiptarë edhe për studentët dhe profesionistët e Ballkanit Perëndimor, të cilët do të kenë më pranë një ofertë unike akademike”.

Relatorja e çështjes, Deputetja Enslemvera Zake, vuri në dukje se marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë, synon shtrirjen e aktivitetit akademik të Kolegjit në Republikën e Shqipërisë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe ofrimin e një oferte unike akademike për studentët e profesionistët nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, Bashkimin Evropian e më gjerë, për qëllime studimi.

Ndërsa relatorja tjetër, Deputetja e PD, Andia Ulliri tha se në këtë projektligj synohet nxitja e bashkëpunimit për zhvillimin e sektorit të arsimit të ;lartë dhe të ekspertizës në fushën e studimeve europiane në Republikën e Shqipërisë, e cila është një ofertë unike akademike për studentët, si edhe për ata 5 studentë shqiptarë të cilët do të përfitojnë bursa nga shteti shqiptar.

Më tej Ulliri vuri në dukje se në disa pika ky projektligj bie në kundërshtim me legjislacionin në fushën e Arsimit të Lartë, dhe konkretisht në ligjin 80/2015.

Kolegji i Evropës, Kampusi i Tiranës hapet këtë vit akademik me 31 studentë që janë përzgjedhur nga Kolegji i Evropës ndërmjet mbi 240 aplikantëve dhe të vijojë për vitin e dytë me 50 studentë e më tej, do të zgjerohet në vitet në vijim edhe falë investimeve që parashikohen nga qeveria shqiptare për ndërtimin e Kampusit të ri në Tiranë.

Në nisjen e funksionimit të Kolegjit të Evropës, ai do të vendoset në Godinën “Liria’ të Universitetit të Tiranës, ku do të ofrohet e gjithë infrastruktura e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe gjithashtu do të investojmë për ngritjen e kampusit të këtij kolegji.

Kolegji i Europës hap një horizont të ri edukimi për të rinjtë shqiptarë, të cilët do të kenë mundësi të ndjekin një nga institucionet ekselente të arsimit që ofron një program të thelluar për vetë Bashkimin Evropian dhe rrugëtimin drejt tij.

(Marrë nga ATSH)

Rama: Me ritëm të shpejtë punimet në aeroportin e Vlorës, agjencitë turistike kanë filluar prenotimet

Edhe këtë 28 nëntor, Kryeministri Rama vizitoi kantierin e Aeroportit së bashku me zv/Kryeministren dhe Ministren për Infrastrukturën dhe Energjinë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Me ritëm të shpejtë punimet në aeroportin e Vlorës, agjencitë turistike kanë filluar prenotimet

Edhe këtë 28 nëntor, Kryeministri Rama vizitoi kantierin e Aeroportit së bashku me zv/Kryeministren dhe Ministren për Infrastrukturën dhe Energjinë…