Gonxhja-Huber, firmoset marrëveshja për ngritjen e shkollës së ekselencës për Hoteleri-Turizëm në Tiranë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber nënshkruan një marrëveshje për zbatimin e një projekti, i cili ka në fokus ngritjen e shkollës së ekselencës në drejtimin e Hoteleri-Turizmit në Tiranë.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber nënshkruan një marrëveshje për zbatimin e një projekti, i cili ka në fokus ngritjen e shkollës së ekselencës në drejtimin e Hoteleri-Turizmit në Tiranë.

Gonxhja tha se marrëveshja u nënshkrua falë diskutimeve me Shkollën e Hotelerisë së Lozanës (EHL).

“Ky proces, i cili do të shtrihet në disa hapa duke nisur me formulimin dhe përshtatjen e programeve të studimit, e që do të plotësohet edhe me të gjithë infrastrukturën e nevojshme. Nxënësit dhe kursantët që do të jenë pjesë e kësaj shkolle do të diplomohen sipas Diplomës Profesionale të njohur nga EHL”, nënvizoi Gonxhja.

Ministri Gonxhja tha se këtë projekt synojmë ta shtrijmë edhe në shkollat e tjera të vendit.

Duke cilësuar ambasadoren Huber një partnere të shkëlqyer të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Gonxhja tha se “me ambasadoren Huber diskutuam mbi ecurinë e projekteve të shumta në proces dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm midis dy vendeve tona”.

“Arsimi dhe formimi profesional, si kurrë më parë kanë sot vëmendjen tonë të plotë. Portofoli i gjerë i projekteve të bashkëpunimit midis Zvicrës dhe Shqipërisë në zhvillimin ekonomik, inovacionit, hapat e nevojshëm drejt një ekonomie më solide dhe formale, arsimin profesional dhe kulturë, ishin gjithashtu në fokus të bisedave”, tha Gonxhja.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!