BORTAC, trajnim për sigurinë kufitare, përfshirë antiterrorizmin

Programi i Ambasadës së SHBA për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurisë Kufitare (EXBS) mundësoi një trajnim të ofruar nga Njësia Taktike e Patrullës Kufitare të Operacioneve Speciale të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA (BORTAC) për policinë kufitare shqiptare dhe kosovare.


Programi i Ambasadës së SHBA për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurisë Kufitare (EXBS) mundësoi një trajnim të ofruar nga Njësia Taktike e Patrullës Kufitare të Operacioneve Speciale të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA (BORTAC) për policinë kufitare shqiptare dhe kosovare javën e kaluar në Korçë.

Lajmi bëhet me dije sot nga Ambasada amerikane në Tiranë në rrjetet sociale.

Njësitë e mirëtrajnuara të BORTAC ndihmojnë partnerët ndërkombëtarë të zhvillojnë aftësitë e tyre për të ruajtur sigurinë kufitare, përfshirë antiterrorizmin, zbulimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore, rregullimin e imigracionit dhe ndalimin e trafikut të drogës. Gjatë javës, ekipe të përbashkëta u angazhuan në patrullime kufitare dhe kryen spastrime përgjatë kufirit të gjelbër, duke u ofruar oficerëve shqiptarë dhe kosovarë përvojë të drejtpërdrejta në teknikat e përparuara të gjurmimit në terren.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Saro pret ambasadorin e Egjiptit, mundësi për investime në sektorët strategjikë

Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro priti sot në një takim me ambasadorin e Egjiptit…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Saro pret ambasadorin e Egjiptit, mundësi për investime në sektorët strategjikë

Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro priti sot në një takim me ambasadorin e Egjiptit…