Komunikimet Elektronike, Muçaj: Shqipëria në tregun unik europian

Shqipëria synon të jetë pjesë e tregut unik europian për Komunikimet Elektronike, përmes investimeve të avancuara


Shqipëria synon të jetë pjesë e tregut unik europian për Komunikimet Elektronike, përmes investimeve të avancuara duke standardizuar shërbimin në përmbushje të kushteve që kërkon ky treg në zhvillim e sipër.
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi sot projektligjin “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”.

E pranishme në punimet e komisionit, zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Enkelejda Muçaj, tha se, “ndryshimet ligjore synojnë përafrimin e legjislacionit shqiptar për Komunikimet Elektronike, sipas standardeve europiane, duke vendosur theksin në promovimin e investimeve të avancuara, që rrisin aksesin në shërbimet publike, private”.

Sipas saj, këto risi legjislative janë në funksion të objektivit të qeverisë shqiptare për të marrë pjesë në tregun unik europian për Komunikimet Elektronike.

“Projektligji rishikon rregullimet në fuqi, në lidhje me spektrin e frekuencave, regjimin e shërbimit universal, rregullat për mbrojtjen e konsumatorit, numeracionin dhe komunikimet e emergjencave, rregullat për aksesin dhe rregullimin e tregut në tërësi, bazuar në një rregullim më simetrik”, u shpreh Muçaj.

Ajo theksoi se, risitë ligjore vijnë në kontekstin e zhvillimeve të ndodhura në sektorin e komunikimeve elektronike, zhvillimeve të teknologjive digjitale, përfshirjes në rregullim dhe të aplikacioneve, apo shërbimeve të reja, që mundësojnë mjetet e komunikimit elektronik, bazuar në praktikën evropiane.

Ndryshimet ligjore, vijoi Muçaj, vijnë si nevojë e adresimit më mirë të problematikave të tregut, dhe përmbushjes së objektivave strategjike për një shoqëri gigabit, duke marrë në konsideratë ndryshimet e vazhdueshme të teknologjive, ruajtjen e konkurrencës dhe nevojës për investime të mëdha, të cilat konsiderohen të nevojshme për të çuar përpara Strategjinë e Tregut të Vetëm Digjital.

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.