Pasztory: SPAK, gatishmëri dhe aftësi për të hetuar korrupsionin
Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory: Kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory, falënderoi sot Mimi Kodhelin, Kryetare e Delegacionit të Përhershëm Parlamentar të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATOS-s për mundësinë për të folur në takimin e Komisionit për Demokraci dhe Siguri të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me veprimtaritë e Prezencës së OSBE-së kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
Pasztory u shpreh se kjo ishte “një mundësi për të lavdëruar gatishmërinë dhe aftësinë e SPAK-ut për të hetuar korrupsionin fokusuar te kontratat publike dhe ndjekjen penale të shkelësve të ligjit, kushdo qofshin”.
“Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj. OSBE-ja është këtu për të ndihmuar institucionet gjyqësore e ligjzbatuese”, nënvizoi Pasztory nëpërmjet një reagimi në platformën X.
(ATSH)