“The US Sun”: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet
E përditshmja amerikane “The US Sun”: Vendi bregdetar ofron plazhe të stilit Maldive
Për shkak të fluturimeve të pakëndshme dhe të shtrenjta në distanca të gjata në Maldive, britanikët po shfaqin më shumë hezitim për të udhëtuar. Harrojini Maldivet dhe drejtohuni në destinacionin mesdhetar, Shqipëri, shkruan e përditshmja amerikane “The US Sun”.
Riviera Shqiptare, me pamje nga detet Adriatik dhe Jon, është më pak se tre orë larg me fluturim nga Britania e Madhe.
Vendi bregdetar ofron plazhe të stilit Maldive – me shezlongë dhe çadra prej kashte – të cilat mund të rezervohen për 8 paund në ditë.
Shezlongët mbi ujë gjenden në një nga plazhet me rërë në Shqipëri dhe jo në mes të Oqeanit Indian.
Pranë Ksamilit, në jug të Shqipërisë, ndodhet një plazh privat me rrjeta mbiujore.
Shqipëria mund të mos jetë vendi i parë që u shkon në mendje britanikëve kur mendojnë për një destinacion pushimi, por Riviera e saj ka fituar zemrën e shumë udhëtarëve falë plazheve të saj të bukura dhe kohës së shkurtër të fluturimit.
Plazhi i pabesueshëm i stilit Maldive Pema E Thatë, është një plazh privat që ka akses në ujërat e mahnitshme blu të vendit.
Në plazhin Pema E Thatë ofrohen kasolle që mund t’i merrni me qira për një ditë për vetëm 8,06 paund.
Çdo kasolle ka dy jastëkë, dy dyshekë dhe një hamak rrjetë me pamje nga deti, ashtu si vilat mbi ujë në Maldive.
Fluturimet për në Shqipëri nuk janë vetëm më të shpejta se fluturimet për në Maldive, por janë edhe më të shpejta se në ishujt Kanarie, pasi nevojiten vetëm tre orë për të fluturuar nga Britania e Madhe.
Fluturimet direkte janë zakonisht të lira, duke filluar nga 60 paund.
Gjithçka është e lirë në Shqipëri – për shembull, një gotë verë kushton 1,70 paund dhe një krikëll birrë kushton vetëm 1,10 paund