Begaj me zyrtaren e DASH: Shqipëria, mbrojtëse dhe promovuese e të drejtave të njeriut

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim zyrtaren e Departamentit Amerikan të Shtetit, Rina Amiri


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim zyrtaren e Departamentit Amerikan të Shtetit, Rina Amiri, E dërguar Speciale e SHBA-së për gratë, vajzat dhe të drejtat e njeriut për Afganistanin.

Presidenti Begaj i shprehu zyrtares së Departamentit të Shtetit falënderime për angazhimin e saj dhe të Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e të drejtave të njeriut për gratë dhe vajzat jo vetëm në Afganistan, por edhe për avancimin e një agjende globale për përfshirjen e grave në proceset e paqes.

Gjatë bisedës, u vlerësua hapja e dyerve nga Shqipëria për të pritur afganët e larguar nga vendi dhe për trajtimin e tyre me dinjitet.

“Ne nuk ofrojmë vetëm strehë, por dhe mundësi për ata që duan të ndërtojnë një të ardhme këtu”, theksoi Presidenti Begaj, i cili garantoi se Shqipëria, si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB, do të jetë mbrojtëse dhe promovuese e të drejtave të njeriut.

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"