Mete dhe Sejko takime me drejtues të BB dhe FMN, diskutime mbi thellimin e reformave
Ministri i Financave, Ervin Mete, si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në nisje të takimeve të pranverës të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Washington,
Ministri i Financave, Ervin Mete, si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në nisje të takimeve të pranverës të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Washington, u takuan me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë, Matteo Bugamelli, si dhe drejtor ekzekutiv të FMN-së për Shqipërinë, Federico Giammusso.
Me drejtuesin e BB-së, Bugamelli, ministri Mete bëri të ditur se u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit me Bankën Botërore, ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria, projektet e financimit dhe ato të asistencës teknike.
Ndërsa me drejtuesin e FMN-së, Giammusso, Mete tha se u diskutua në lidhje me ecurinë dhe zhvillimet e fundit ekonomike, thellimin e reformave, me fokus konsolidimin e mëtejshëm fiskal dhe forcimin e financave publike.