Manja: Politikë riintegruese për të dënuarit e të paraburgosurit

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja mori pjesë në takimin përmbyllës me delegacionin e Nën-komitetit të OKB-së për Parandalimin e Torturës (SPT)


Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja mori pjesë në takimin përmbyllës me delegacionin e Nën-komitetit të OKB-së për Parandalimin e Torturës (SPT), pas misionit të tyre monitorues për kushtet e të paraburgosurve dhe të dënuarve në Shqipëri, me fokus të veçantë rastet e trajtimit arbitrar dhe degradues të tyre.

“Si Ministër i Drejtësisë, konfirmova politikën riintegruese dhe risocializuese që ne ndjekim në trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve në Shqipëri dhe se sistemi ynë i paraburgimit dhe dënimit është nën monitorimin e vazhdueshëm të Avokatit të Popullit dhe Mekanizmit Kundër Torturës, organizatave të shoqërisë civile, por dhe të organizmave evropiane dhe ndërkombëtare që monitorojnë respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, tha Manja.

Manja shprehu angazhimin, për të respektuar detyrimet ligjore dhe ato ndërkombëtare në këtë fushë, njohim të gjitha problematikat e sistemit tonë penitenciar, s’kemi asgjë për fshehur para askujt, jemi në 15 vendet e KiE që publikojmë raportin e monitorimit të vëzhguesve të tyre dhe mezi presim raportin e radhës të SPT për të përmirësuar edhe më shumë sistemin tonë penitenciar.

(ATSH)

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…