CMG: Shpresojmë që ShBA të mbajë përgjegjësi esenciale pas vizitës së Yellen-it

Sekretarja e Thesarit e ShBA-së Janet Yellen, të martën përfundoi vizitën e saj në Kinë

Sekretarja e Thesarit e ShBA-së Janet Yellen gjatë vizitës në Kinë më 8 prill 2024 / foto nga CFP

Sekretarja e Thesarit e ShBA-së Janet Yellen, të martën përfundoi vizitën e saj në Kinë. Ajo është anëtarja e parë e kabinetit amerikan, që viziton Kinën këtë vit dhe viziton këtë vend dy herë brenda 9 muajve. Gjatë vizitës së saj, palët zhvilluan bisedime dhe shkëmbime në shumë nivele dhe fusha, dhe ranë dakord të zbatojnë bashkërisht konsensusin e rëndësishëm, të arritur nga krerët e Kinës dhe të Shteteve të Bashkuara, dhe të arrijnë rezultate të reja konsensusi në nxitjen e rritjes ekonomike e bashkëpunimit financiar. Yellen-i tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina “duhet të menaxhojnë me përgjegjësi marrëdhëniet ekonomike dypalëshe” dhe ritheksoi mossynimin e “shkëputjes” nga pala kineze.

Meqë Yellen-i foli për “përgjegjësi”, është e nevojshme të flasim për “mbajtjen e vërtetë të përgjegjësisë”, thuhet në një shkrim të Grupit Mediatik të Kinës (CMG). Kjo nuk përfshin në asnjë mënyrë, vetëm mbajtjen e përgjegjësisë për ekonominë amerikane dhe nisjen nga interesat e ShBA-së, por sjelljen e sa më shumë të mirave për popullin e vet dhe kompanitë, duke marrë në konsideratë përfitimin e ndërsjellë rezultatet fituese, përballimin e sfidave globale dhe nxitjen e rritjes së ekonomisë botërore.

Si realizohet ky objektiv? Për palën amerikane, mund të vlerësohet sipas këtyre treguesve të mëposhtëm, shpjegohet në artikullin e CMG-së.

Së pari, të mos politizohet çështja ekonomike e tregtare, dhe të mos fabrikohet “pasiguria” nën pretekstin e “sigurisë”. Në të shkuarën, gjenden kudo raste kur ShBA-ja ka penguar zhvillimin e Kinës nën pretekstin e “sigurisë kombëtare”, p.sh. kontrolli i befasishëm i kompanive kineze në ShBA, ndalimi i Pentagonit në blerjen e baterive nga Kina, përshtypja e “TikTok”-ut etj.

Gjatë vizitës së Yellen-it, Kina shprehu qartë shqetësimet e saj serioze për sanksionet dhe kufizimet e SHBA ndaj kompanive kineze, tarifat shtesë ndaj Kinës dhe kufizimet e investimeve në Kinë. Shtetet e Bashkuara duhet të kuptojnë se nëse nuk ndryshojnë rrugën inerciale të përgjithësimit të “sigurisë kombëtare”, do të jetë e vështirë për marrëdhëniet ekonomike Kinë-ShBA të shkojnë në “rrugën e duhur” theksohet në artikullin e CMG-së.

Së dyti, bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar kino-amerikan duhet të kryhet në përputhje me ligjet ekonomike dhe rregullat e tregut. Pak kohë më parë, shumë drejtues të kompanive amerikane, si të “Apple”-it, “Qualcomm”-it etj., vizituan Kinën, duke shprehur dëshirën për shtimin e investimeve në Kinë dhe për vazhdimin e bashkëpunimit novator. Kjo është zgjedhja e kompanive sipas tregut, komentoi CMG-ja.

Gjatë vizitës së Yellen-it, të dyja palët ranë dakord të zhvillojnë shkëmbime për çështjen e rritjes së ekuilibruar të dy vendeve dhe ekonomisë globale në kuadër të Grupit të Punës Ekonomike Kinë-ShBA, dhe të vazhdojnë shkëmbimet mbi stabilitetin financiar, financat e qëndrueshme, anti- pastrimi i parave dhe çështje të tjera në kuadër të Grupit të Punës Financiar. Këto mendime unanime do të jenë në dobi të zbutjes së shqetësimeve të tregut, shtimit të sigurisë, dhe janë gjithashtu përgjegësia e duhur e dy ekonomive më të mëdha të botës, komentoi CMG-ja.


Një repart i montimit të automjeteve me energji të reja në provincën Zhejiang të Kinës Lindore më 8 prill 2024/ foto nga CFP

Gjatë vizitës së Yellen-it në Kinë këtë herë, ajo ngriti gjithashtu të ashtuquajturën çështjen e “mbikapacitetit” në industrinë kineze të energjive të reja. Në fakt ky është një pseudo propozim. I ashtuquajturi “mbikapacitet” i referohet kapacitetit aktual të prodhimit që tejkalon kërkesën e tregut, por të dhënat përkatëse nuk përkrahin pikëpamjen e palës amerikane, komentoi CMG-ja, duke marrë si shembull se në vitin 2023 Kina prodhoi dhe shiti përkatësisht 9 milionë e 587 mijë dhe 9 milionë e 495 mijë automjete me energji të re, ndërkohë Kina prodhoi dhe shiti 778.1 GVh dhe 729.7 GVh bateri dinamike. Nga këndvështrimi global, kapaciteti prodhues cilësor nuk është i tepërt, por i pamjaftueshëm.

Në një analizë të kohës së fundit të agjencisë “Bloomberg” vihet në dukje se në fushën e automjeteve me energji të reja, përqindja e përdorimit të kapacitetit prodhues të pjesës dërrmuese të kompanive të mëdha kineze të automjeteve, gjendet në nivelin normal të pranuar nga qarqet ndëkombëtare, ndërsa problemi i vendeve amrrikane e evropiane është se ndërmarrjet e tyre nuk kanë të njejtin efektivitet me kompanitë kineze, por jo “mbikapacitet” i Kinës.

Ajo që Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë është respektimi i rregullave ekonomike dhe ngritja e aftësisë konkurruese e produkteve të veta, komentoi CMG-ja.

Gjatë vizitës së saj në Kinë, Yellen-i tha mëse njëherë, se pala ameriane nuk synon “shkëputjen” nga pala kineze. Për këtë, pala kineze shprehu vlerësim dhe shpreson se pala amerikane do të ketë veprime konkrete. Pak kohë më parë, qeveria amerikane rishikoi rregulloren mbi kufizimin e eksportimit të çipave me inteligjencën artificiale ndaj Kinës, që u publikua në tetor të vjetshëm dhe zgjeroi më tej sferën e kufizimeve. Ky veprim bie në kundërshtim me “mosshkëputjen” në të folurin e palës amerikane.

“Shpresojmë se pas vizitës së Yellen-it në Kinë, Shtetet e Bashkuara të zbatojnë angazhimin e tyre për “mos shkëputje” dhe të ruajnë mirëqenien e kompanive dhe popujve kinezë dhe amerikanë.” përfundon artikulli i CMG-së. (Wang Lei/ Elona)


Qendra e energjisë fotovoltaike në kontenë Yuxi të provincës Yunnan të Kinës Jugperëndimore më 5 prill 2024 / foto nga CFP

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…