Balla në EBA: Taskforcë e përbashkët kundër krimit të organizuar

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të ngrenë një taskforcë të përbashkët për luftën kundër krimit të organizuar.


Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të ngrenë një taskforcë të përbashkët për luftën kundër krimit të organizuar.

Lajmin e bëri të ditur sot në një prononcim për mediet nga Abu-Dabi, ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Balla u takua në Abu-Dabi me homologun e tij Saif Bin Zayed Al Nayan, me të cilin diskutoi lidhur me çështjet e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë, si dhe për ngritjen në një nivel tjetër të bashkëpunimit edhe sa i përket ekstradimeve dhe emergjencave civile.

Në një prononcim për mediet pas takimit, Balla vlerësoi se marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) janë në nivelin e tyre më të mirë, kjo falë edhe një raporti të drejtpërdrejtë bashkëpunimi mes presidentit, Lartësisë së Tij Sheikut Mohamed Bin Zayed dhe kryeministrit Rama.

Balla informoi se me ministrin Saif Bin Zayed Al Nayan diskutuan edhe mbi marrjen e eksperiencës së vyer të EBA-s, për sa i përket teknologjisë në menaxhimin e trafikut si dhe identifikimit të personave të kërkuar.

“Kemi kërkuar marrjen e asistencës nga ana e qeverisë dhe e Agjencisë së Mbrojtjes Civile në mënyrë që të përballojmë disa prej sfidave që kemi përpara. Po shkojmë drejt sezonit të verës dhe kujtova këtu faktin që vitin e kaluar kemi pasur një numër të konsiderueshëm zjarresh, 834 zjarre, të cilat është e pamundur të përballohen vetëm nga gjithë ekipet tona dhe infrastruktura që kemi për mbrojtjen kundër zjarrit”, tha ai.

Po ashtu, Balla informoi se temë e takimit ishin edhe çështje që lidhen me bashkëpunimin mes Interpol Tiranës dhe Interpol Abu-Dabit, si dhe ekstradimi drejt Shqipërisë i personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

(ATSH)

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…