Ambasadori Canaj takim me Drejtuesin e Zyrës së NATO-s në Serbi
Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi njët takim me Drejtuesin e Zyrës së NATO-s në Serbi, Brigadier Gjeneral, Z. Giampiero Romano
Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi njët takim me Drejtuesin e Zyrës së NATO-s në Serbi, Brigadier Gjeneral, Z. Giampiero Romano, i cili vlerësoi angazhimin e besueshmërinë 15 vjeçare të Shqipërisë në agendat strategjike e institucionale të Aleancës së NATO-s, kontributin që po jep vendi ynë në sigurinë e stabilitetin e Rajonit të Ballkanit, e më gjerë.
POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE
Kënaqësi të prisja në Përfaqësi Drejtuesin e Zyrës së NATO-s në Serbi, Brigadier Gjeneral, Z. Giampiero Romano, i cili vlerësoi angazhimin e besueshmërinë 15 vjeçare të Shqipërisë në agendat strategjike e institucionale të Aleancës së NATO-s, kontributin që po jep vendi ynë në sigurinë e stabilitetin e Rajonit të Ballkanit, e më gjerë.
Z.Romano përgëzoi përpjekjet dhe nismat e Shqipërisë për modernizimin e kapaciteteve të mbrojtjes e sigurisë, që i sherbejnë stabilitetit rajonal e objektivave strategjike të NATO-s.Bashkëbisedimi produktiv vijoi me situatën e raportet Serbi- Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.
Kënaqësi të prisja në Përfaqësi Drejtuesin e Zyrës së NATO-s në Serbi, Brigadier Gjeneral, Z. Giampiero Romano, i cili…
Posted by Embassy of Albania in Belgrade on Tuesday, April 23, 2024