Korpusi i Paqes dhe MAS, rinovojnë memorandumin e mirëkuptimit
Rinovimi i memorandumit u nënshkrua nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe drejtoresha e Korpusit të Paqes në Shqipëri, Megan Wilson.
Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Korpusi i Paqes në Shqipëri rinovuan sot memorandumin e mirëkuptimit.
Ky rinovim i memorandumit u nënshkrua nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe drejtoresha e Korpusit të Paqes në Shqipëri, Megan Wilson.
Ky memorandum shënon një kapitull të ri në partneritetin mes MAS dhe Korpusit të Paqes.
“Ky rast i rëndësishëm shënon një kapitull të ri në partneritetin tonë, duke u mbështetur në mbi 30 vjet ndikimin tonë të përbashkët në vend. Memorandumi i Mirëkuptimit përshkruan qëllimet dhe objektivat tona të përbashkëta, duke i hapur rrugën rritjes së bashkëpunimit në mbështetjen e shkollave, mësuesve dhe komuniteteve në të gjithë vendin”, theksoi Korpusi i Paqes në një postim në rrjetet sociale.
Korpusi i Paqes u shpreh se, “mësuesit tanë vullnetarë po kontribuojnë në arsim duke mësuar nga kultura e pasur shqiptare. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë dhe presim të vazhdojmë të kemi një ndikim pozitiv së bashku, gjatë këtij kapitulli të ri të bashkëpunimit tonë”.
(Marrë nga ATSH)