Wisner: Shqipëria, angazhim për të përmbushur detyrimet e NATO-s

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kryeministri Edi Rama, i Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA-së në Tiranë, David Wisner dhe kryetari i AIIS Albert Rakipi.


Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) organizoi sot një konferencë për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kryeministri Edi Rama, i Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA-së në Tiranë, David Wisner dhe kryetari i AIIS Albert Rakipi.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se Wisner falënderoi Shqipërinë për përpjekjet e saj si aleate në NATO në mbështetje të misioneve të NATO-s në të gjithë botën, përfshirë hapjen së fundmi të Bazës Ajrore të Kuçovës.

Wisner vlerësoi po ashtu edhe angazhimin e vendit tonë për të përmbushur detyrimet e NATO-s.

Ai theksoi rëndësinë të Aleancës së NATO-s sot, duke i bërë jehonë vërejtjeve të Presidentit Harry Truman të vitit 1949 se NATO është një mburojë kundër agresionit.

Shtetet e Bashkuara do të presin Samitin e NATO-s 2024 në Uashington DC këtë verë në nder të 75-vjetorit të NATO-s.

🇦🇱 Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) organizoi një konferencë për 15-vjetorin e anëtarësimit të…

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Wednesday, April 24, 2024

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!