Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Aplikimi gati brenda vitit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka njoftuar nisjen e punës për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore të mbrojtura nga UNESCO, nën programin “Njeriu dhe Biosfera”.


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka njoftuar nisjen e punës për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore të mbrojtura nga UNESCO, nën programin “Njeriu dhe Biosfera”.

Kumbaro takoi delegacionin e UNESCO-s që ka mbërritur në Tiranë, i cili do të ndjekë përgatitjen e dosjes së aplikimit.

“E lumtur të prisja në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit ekipin e UNESCO, me të cilët nisim punën për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore përmes programit “Njeriu dhe Biosfera””, shkroi Kumbaro.

Sipas saj, është ky program global që synon të krijojë një bazë shkencore për të përmirësuar marrëdhëniet midis njerëzve dhe natyrës ku jetojnë, për zhvillimin e qëndrueshëm që mbron mjedisin.

“Na pret një punë intensive në përgatitjen e dosjes së aplikimit, që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura do të dorëzojnë në UNESCO brenda këtij viti, për t’i dhënë një tjetër pasaportë ndërkombëtare mbretëreshës së lumenjve europianë e për të shtuar një tjetër xhevahir shqiptar në listën e UNESCO”, u shpreh Kumbaro.

Vjosa u shpall Park Kombëtar në mars të vitit 2023. Më herët, Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO Audrey Azoulay vizitoi Vjosën me ftesë të Ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro me qëllim përfshirjen e saj në listën e siteve të mbrojtura nga UNESCO, duke e vlerësuar si një prej lumenjve të fundit të egër në Europë dhe i pari Park Kombëtar i një lumi të paprekur.

Përgatitja e aplikimit është një proces i gjatë sipas standardeve të Organizatës Botërore të Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, dhe Shqipëria do të asistohet nga ekipi i programit “Man and Biosphere”.

(Marrë nga ATSH)

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…