EU4Justice, ekipet e inspektimit të ILD-së eksperienca profesionale në Spanjë

Inspektorë dhe ndihmës inspektorë të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në dy ekipe zhvilluan dy vizita njëjavore pune në Mbretërinë e Spanjës.


Inspektorë dhe ndihmës inspektorë të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në dy ekipe zhvilluan dy vizita njëjavore pune në Mbretërinë e Spanjës.

Vizitat studimore janë pjesë e mbështetjes së projektit EU4Justice, që synon rritjen e kapaciteteve dhe përftimin e eksperiencave nga institucionet homologe europiane.

Gjatë këtyre vizitave, inspektorët dhe ndihmës inspektorët e ILD-së patën takime në institucione të ndryshme të drejtësisë, konkretisht me drejtuesen e Shërbimit të Inspektimit pranë Këshillit të Përgjithshëm Gjyqësor, María Dolores Hernández Rueda dhe zv. drejtuesen Elena Burgos Herrera, drejtuesen e Inspektoriatit të Prokurorisë, María Antonia Sanz Gaite, si dhe kryetarët e Gjykatave të juridiksionit të Valencia-s dhe Murcia-s.

Ekipet e ILD-së patën rastin të jenë pjesë e inspektimeve të gjykatave të juridisksionit të Valencia-s dhe Murcia-s, nëpërmjet inspektimit telematik (online), si dhe atij në terren, duke shqyrtuar hap pas hapi fazat e ndryshme të inspektimit tematik, si dhe intervistat e strukturuara me personel gjyqësor dhe administrativ të gjykatave përkatëse.

Përveç marrjes së eksperiencës profesionale, vizitat e punës shërbyen edhe për forcimin e bashkëpunimit me Shërbimin spanjoll të Inspektimit, me të cilin Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në mars 2023.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.