Xi theksoi formimin e mëtejshëm të një modeli të ri të zhvillimit në pjesën perëndimore të Kinës

Presidenti kinez Xi Jinping ka ritheksuar nevojën për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë të rajonit perëndimor të Kinës, gjatë inspektimit të tij në komunën Chongqing


Presidenti kinez Xi Jinping ka ritheksuar nevojën për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë të rajonit perëndimor të Kinës, gjatë inspektimit të tij në komunën Chongqing, të hënën dhe të martën. Ai tha se rajoni perëndimor ka një rëndësi të madhe për modernizimin e të gjithë vendit.

Kjo është lëvizja më e fundit e presidentit kinez për të promovuar zhvillimin rajonal të vendit. Xi, sapo përfundoi inspektimin e tij në provincën Hunan të Kinës Qëndrore muajin e kaluar. Në Hunan, ai theksoi fuqizimin energjik të rajonit qëndror dhe nxitjen e zhvillimit të Brezit Ekonomik të lumit Yangtze, duke synuar të forcojë një zhvillim rajonal më të ekuilibruar.


Presidenti kinez Xi Jinping viziton një qendër logjistike ndërkombëtare në komunën Chongqing të Kinës jugperëndimore, 22 prill 2024./Xinhua

Zona perëndimore e Kinës përbëhet nga 12 rajone të nivelit provincial, që mbulojnë mbi 70% të sipërfaqes tokësore të vendit dhe përmbajnë 27% të popullsisë së Kinës. Rajoni perëndimor është i mirënjohur për burimet e bollshme të energjisë së rinovueshme, si energjia diellore dhe e erës, dhe burime të ndryshme minerale nëntokësore, si toka e rrallë, boksiti, qymyri dhe gazi natyror, të cilat përbëjnë më shumë se 70% të rezervave totale të vendit.

Në mars të vitit 2019, në një takim të Komitetit Qendror të PKK për thellimin e reformës së përgjithshme të kryesuar nga Xi, u miratua një udhëzues për avancimin e zhvillimit të rajonit perëndimor në epokën e re. Udhëzuesi parashtron që deri në vitin 2035, rajoni perëndimor do të arrijë rajonin lindor në fushat e shërbimit publik, lidhjes së infrastrukturës dhe jetesës së njerëzve. Rajoni lindor i Kinës regjistroi gati trefishin e PBB-së së rajonit perëndimor në vitin 2023.


Xi Jinping në inspektim, Chongqing, 22-24 prill 2024(Foto:Xinhua)

Pesë vjet pas kalimit të këtij udhëzimi, Xi vuri në dukje se, megjithëse rajoni perëndimor ka parë arritje të rëndësishme, ai ende përballet me shumë sfida zhvillimi. Ai i kërkoi rajonit të përqëndrohet në industritë e tij konkurruese lokale dhe të përshpejtojë hapjen.

Korridori tregtar është një kanal i madh midis rajonit perëndimor të Kinës dhe vendeve të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN). Ai arriti në 490 porte në 120 vende dhe rajone që nga janari, dhe pa vëllimin e ngarkesave të tij të rritet me 21% nga viti në vit në 2023, sipas raportit të punës së qeverisë së Komunës Chongqing.

Xi të martën i bëri thirrje rajonit që të përshpejtojë ndërtimin e korridorit dhe të integrohet më mirë me Iniciativën Një Brez një Rrugë (BRI) për të promovuar hapjen e rajonit. Ai kishte thënë më parë se pjesëmarrja aktive e rajonit perëndimor të Kinës në BRI do të përmirësonte shumë lidhjen midis rajoneve lindore dhe perëndimore të Kinës dhe midis Kinës dhe botës së jashtme.

Deri më tani, modeli i lidhjes ka marrë formë në rajonin perëndimor. Të dhënat e Byrosë Kombëtare të Statistikave të Kinës (NBS) tregojnë se gjithsej 35,000 trena mallrash Kinë-Evropë janë nisur nga rajoni perëndimor në pesë vitet e fundit, që përbëjnë 50.5% të totalit të vendit. Në vitin 2023, vëllimi total i import-eksportit të rajonit perëndimor u rrit 37% krahasuar me vitin 2019.

Gjatë inspektimit, Presidenti kinez i bëri thirrje qytetit Chongqing të Kinës Jugperëndimore të thellojë më tej reformën dhe hapjen e gjithanshme dhe të shkruajë kapitullin e vet në përparimin e modernizimit kinez.

Chongqing-u duhet të përpiqet të nxisë zhvillimin me cilësi të lartë dhe të kthehet në një levë strategjike kryesore për zhvillimin e rajoneve perëndimore të Kinës në epokën e re dhe në një qendër të gjithanshme për hapjen e pjesës të brendshme të Kinës, tha Xi.

Gjatë një inspektimi në Universitetin Mjekësor Ushtarak të martën, presidenti Xi gjithashtu gjithashtu kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak ka bërë thirrje për krijimin e universiteteve mjekësore ushtarake të nivelit botëror, duke theksuar se ato duhet të shërbejnë për fushën e betejës e trupat dhe të përqafojnë të ardhmen.

Ai i kërkoi universitetit të përmirësojë funksionimin e vet dhe kultivimin e talenteve, si edhe të shtojë aftësinë e mbështetjes mjekësore.

Gjatë inspektimit, Xi mori një informacion bazë rreth universitetit dhe disiplinave kryesore lidhur me trajtimin mjekësor në fushën e betejës.

Si një institucion i riorganizuar i ngritur në vitin 2017, universiteti ka kryer një sërë detyrash madhore, duke përfshirë mbështetjen mjekësore për betejat ushtarake dhe parandalimin dhe kontrollin e COVID-19. Xi vlerësoi përpjekjet e universitetit në nxitjen e zhvillimit dhe plotësimin e detyrave.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…