Ujërat e Detit të Kinës Jugore, kokë-dhimbja e re e botës

Një nga konfliktet më të njohura në botë, pikërisht, ai që lidhet me Detin e Kinës Jugore mori në ditët e fundit vëmendjen kryesore, duke shmangur deri edhe lajmet e luftës së stërgjatur të Rusisë në Ukrainë, përplasjet Iran-Izrael dhe aksionin në Gaza.


Një nga aforizmat, që ka ushqyer më shumë citime në studimin e politikës ndërkombëtare, është ai që i atribuohet Tukiditit: “Të fortët bëjnë atë që munden kurse të dobëtit vuajnë atë që duhet“. Thënia në realitet ishte e athinasve, që në vitin 416 para Krishtit kërkuan dorëzimin e Melos. Paradoksalisht, historia ka treguar se jo pak herë “të fortët” durojnë, kurse shteteve më “të pafuqishme” u duhet të përpiqen shumë në përcaktimin e fatit të tyre.

Roja Bregdetare e Kinës gjurmoi dhe dëboi anijet filipinase në përputhje me ligjet dhe rregulloret/CFP

Një nga konfliktet më të njohura në botë, pikërisht, ai që lidhet me Detin e Kinës Jugore mori në ditët e fundit vëmendjen kryesore, duke shmangur deri edhe lajmet e luftës së stërgjatur të Rusisë në Ukrainë, përplasjet Iran-Izrael dhe aksionin në Gaza. Edhe pse në qendër të përplasjeve të fundit, janë mosmarrëveshjet midis Filipineve dhe Kinës për dy çështje të vendosura brenda zonës ekonomike ekskluzive prej 200 milje detare, që mëtohen prej Manilës, ndërsa Pekini zyrtar i pretendon të tijat. Rëndësia e përplasjes rritet edhe prej argumentit ekonomik, pasi në këtë hapësirë kalon rreth një e treta e të gjithë tregtisë të botës (ajo oqeanike).

Gjysma e të gjithë cisternave të naftës dhe gazit nga Lindja e Mesme lundrojnë në të në rrugën e tyre drejt Kinës, Japonisë, SHBA-së dhe gjetkë. Të dy vendet, Filipinet dhe Kina pretendojnë për Scarborough Shoal ose ishullin Huangyan siç njihet në Kinë, i cili ndodhet pak më shumë se 100 milje (160 km) nga Filipinet dhe 500 milje nga Kina. Ndërkohë, Vietnami mëton se sundoi aktivisht si mbi arkipelagun e Paracels, ashtu edhe mbi atë të Spratlys që nga shekulli XVII dhe mëton se ka dokumente për ta vërtetuar këtë. Për këtë të fundit pretendojnë dhe Filipinet dhe i referohen kryesisht afërsisë gjeografike. Kjo është panorama, por shqetësimi më i madh, që ka rritur vëmendjen ndërkombëtare mbetet te mundësia e krijimit të një fronti të ri përplasje, midis Republikës Popullore të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që tashmë po bëhen gjithnjë e më prezentë me deklarimet zyrtare, pikërisht në këtë zonë kaq të rëndësishme të Globit. Për të kuptuar rëndësinë e hapësirës së Detit të Kinës Jugore duhet theksuar se është një nga rrugët kryesore të tregtisë detare në botë, e cila në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (2016) u vlerësua se realizonte mbi 21% të tregtisë globale, që asokohe arrinte në 3.37 trilion dollarë.

Roja Bregdetare e Kinës gjurmoi dhe dëboi anijet filipinase në përputhje me ligjet dhe rregulloret/CFP

Në fakt, ujërat i trazoi samiti trilateral organizuar më 11 Prill nga SHBA-të me Japoninë dhe Filipinet, që i rriti tej mase temperaturat diplomatike. Në këtë qerthull, Filipinet jo vetëm kanë shtuar retorikën por edhe prezencën në Ujërat e Detit të Kinës Jugore, pasi kanë marrë premtimin e presidentit aktual Biden se do të ketë ndihmën e SHBA-së për çdo të papritur! Si Filipinet ashtu edhe Japonia janë aleatë të Traktatit të Mbrojtjes së SHBA-së, kurse ushtria amerikane mban baza të përhershme në Japoni dhe ka të drejta baze në Filipine. Që nga marrja e detyrës, presidenti Ferdinand Marcos Jr. lejoi gati dyfishimin e bazave filipinase, ku tashmë ushtarët amerikanë mund të hyjnë sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit të Zgjeruar të Mbrojtjes dhe madje Manila po zhvillohen bisedime me Japoninë për një marrëveshje reciproke aksesi, e cila do lejojë praninë e forcave japoneze në tokën filipinase. Kina ka qëndruar në vëmendje, pasi në të shkuarën, Manila dhe Pekini kanë pasur marrëdhënie që erdhën duke u përmirësuar në vitet e fundit, falë një mirëkuptimi dhe kuptimi të problematikave reale ekonomike të Filipineve. Por, presidenti aktual filipinas, sipas Reuters, hedh poshtë këtë realitet, si edhe ekzistencën e një “gentelman’s agreement” arritur nën paraardhësin e tij Rodrigo Duterte me Pekinin për “të mbajtur status quo”, lidhur me arkipelagun Rén’ài Jiāo, masën tjetër shkëmbore të zhytur në Arkipelagun Spratly, bash një nga çështjet më të diskutueshme detar në Detin e Kinës Jugore.

Samiti trilateral i organizuar më 11 Prill nga SHBA-të me Japoninë dhe Filipinet/CFP

Duhet sqaruar terminologjia se një reef (ang.) është një kreshtë (masë) materiali shkëmbor mbi ose deri afër sipërfaqes së oqeanit. Formimi i tyre lidhet si me shkëmbinjtë ose skeletet e kafshëve të vogla të quajtura korale. Shkëmbinjtë nënujorë mund të jenë gjithashtu edhe artificialë, që mund të krijohen nga qeniet njerëzore. Duke u kthyer në argument, paraardhësi i presidentit Marcos JR., Rodrigo Duterte, në një intervistë të fundit të 12 Prillit, botuar tek “Global Times” do u pohonte dy gazetarëve kinezë, faktin se në Detin e Filipineve Perëndimore (Detin e Kinës së Jugut), kur ishte president, nuk kishte pasur mosmarrëveshje, duke nënkuptuar edhe marrëdhënien e lehtësuar, bujqësore mes dy vendeve. “Mund të kthehemi në normalitet. Shpresoj se mund ta ndalojmë zhurmën, pasi janë amerikanët ata që e shtyjnë qeverinë e Filipineve të dalë dhe të shohë një përplasje dhe në fund ndoshta të fillojë edhe një konflikt. Kështu që unë jam shumë i sigurt për këtë se: Amerika po i jep udhëzimet qeverisë së Filipineve që ‘të mos ketë frikë sepse do e mbështesë’. Por nuk mendoj se Amerika do të vdesë për ne. Paçka se Amerika ka kaq shumë baza në Filipine”.

Roja Bregdetare e Kinës gjurmoi dhe dëboi anijet filipinase në përputhje me ligjet dhe rregulloret/CFP

Në fakt, konform Bloomberg-ut, Presidenti amerikan Biden ka pohuar përkushtimin për thellimin e lidhjeve detare dhe të sigurisë me Japoninë dhe Filipinet, duke fajësuar Kinën sidomos për arkipelagun e Second Thomas Shoal (Rén’ài Jiāo). Madje, Biden ka thënë se SHBA-ja do t’i përgjigjet sulmit kinez në Filipine nëse kjo ndodh. Kjo bëri që Ministria e Jashtme Kineze t’i përgjigjej, falë dhe interesimit të medias përmes zëdhënësit Mao Ning, i cili ka theksuar se: “Kina ka sovranitet të padiskutueshëm mbi Nanhai Zhudao, duke përfshirë Ren’ai Jiao, dhe ujrat aty, mbi Diaoyu Dao dhe ishujt e lidhur me të. Veprimet e Kinës në Detet e Kinës Jugore dhe Lindore janë të qëndrueshme me marrëveshjet ndërkombëtare dhe janë të justifikuara dhe të paqortueshme. Së dyti, nuk ka pasur kurrë ndonjë problem në lidhje me lirinë e lundrimit dhe fluturimit në Detin e Kinës Jugore. I kundërshtojmë me vendosmëri vendet përkatëse që tendosin muskujt dhe ngacmojnë në Detin e Kinës Jugore. Dhe sigurisht që jemi kundër që vendet përkatëse të cenojnë sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit të Kinës nën pretekstin e lirisë së lundrimit dhe fluturimit”.

Masat popullore të Filipineve kundërshtuan manovrën e përbashkët ushtarake Filipine-SHBA/CFP

Situata duket se doli nga hullia e pritur, edhe nga fakti se Kinës i ishte premtuar se nuk do të lidhej me deklaratën e samitit trilateral, dokumenti diskutoi gjerësisht çështjen e Detit të Kinës Jugore, fajësoi Republikën e Kinës për çështjen e Detit të Kinës Lindore dhe iu referua edhe çështjes së Tajvanit, e cila për Kinën trajtohet si problem i brendshëm. Ky është momenti, që sërish, Kina dhe SHBA treguan muskujt. Presidenti Biden ka deklaruar vazhdimisht se do të përdorte personelin ushtarak amerikan për ta mbrojtur këtë ishull në rast të një plani ushtarak; Udhëheqësi kinez Xi Jinping e ka bërë të qartë dhe të prerë synimin se Tajvani duhet t’i ribashkohet pjesës kontinentale të Kinës dhe e konfirmon kudo këtë.

Tensionet e Detit të Kinës Jugore u përshkallëzuan nga viti i kaluar (2023) pasi Filipinet duke shfrytëzuar një anije ushtarake të shkatërruar ilegalisht më shumë se 20 vjet më parë në shkëmbin nënujor Ren’ai në Nansha Qundao, përcillnin aty materiale ndërtimi ndryshe nga furnizimet thelbësore për qëllime humanitare, siç u kërkohet nga marrëveshjet. Pala kineze, ka deklaruar se nga Filipinet kërkohet me anë të kësaj anije të tokëzuar, për të ndërtuar një post të përhershëm në ishujt dhe shkëmbinjtë nënujorë të pabanuar. Të dy vendet tashmë po i afrohen pikut të mosmarrëveshjeve dhe duket se referimet e të shkuarës, kur zyrtarët e dy vendeve e gjetën gjuhën, mund të shërbejnë si i vetmi mjet ç’tensionimi. Të paktën, ish-presidenti Duterte e thekson këtë, duke treguar sesi u lirua marrëdhënia bujqësore dhe ajo e peshkimit, kur u diskutua hapur dhe primare u vendosën interesat e përbashkëta.

Sot, përpjekja e përfshirjes së shumë aktorëve në këtë hapësirë duket se do jetë arsyeja që kjo hapësirë të jetë kokë-dhimbja e re e botës.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.