Peleshi në Hungari, viziton qendrën e Inovacionit të Kërkimit dhe Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari.
Ndalesa e parë e ministrit Peleshi ishte në Institutin e Inovacionit dhe Kërkimit të Mbrojtjes të Hungarisë (VIKI).
Peleshi e vuri theksin në rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e shkencës dhe mbrojtjes.
Ai e konsideroi vizitën në VIKI, një mundësi për ndërmarrjen e projekteve të përbashkëta me Qendrën tonë të re të Inovacionit.
“Një mundësi për të forcuar bashkëpunimin në fushën e shkencës dhe të mbrojtjes, përmes bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta me Qendrën tonë të re të Inovacionit”, tha Peleshi.