Tirana mikpret ceremoninë e hapjes së Javëve Kulturore Ndërkombëtare

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin rrugëtimin e tyre të tretë në Shqipëri, plot me surpriza dhe stacione të reja


Tirana do të mikpresë ceremoninë zyrtare të hapjes së Javëve Kulturore Ndërkombëtare.

Lajmin e bëri të ditur sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ftoi qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj feste në 1 maj, ora 20:00 në sheshin “Skënderbej”.

Veliaj theksoi se “Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin rrugëtimin e tyre të tretë në Shqipëri, plot me surpriza dhe stacione të reja”.

“Qytetet shqiptare janë gati të mikpresin kulturat e të tjerëve, të cilat vijnë me dëshirën për të përçuar vlerat dhe traditat e tyre e për të nxitur shkëmbimin kulturor dhe frymëzuar inovacionin. Ejani të bëheni pjesë e hapjes zyrtare të Javëve Kulturore Ndërkombëtare 2024”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Javët Kulturore Ndërkombëtare (JKN) është një nismë e ish-Ministrisë së Kulturës 2022, që sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e vendeve të ndryshme të botës.

Nëpërmjet këtij projekti vendet njihen më mirë, forcohen marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, si dhe rritet oferta e aktiviteteve kulturore në Shqipëri për të gjitha shijet dhe moshat. JKN e shndërron skenën e aktiviteteve kulturore në vend në një arenë ndërkombëtare shumëkulturore dhe shumëdisiplinore.

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin rrugëtimin e tyre të tretë në Shqipëri, plot me surpriza dhe stacione të reja❤️

🇦🇱Qytetet shqiptare janë gati të mikpresin kulturat e të tjerëve, të cilat vijnë me dëshirën për të përçuar vlerat dhe traditat e tyre e për të nxitur shkëmbimin kulturor dhe frymëzuar inovacionin🦅

Ejani të bëheni pjesë e Hapjes Zyrtare të #JKN2024

🗓️1 Maj, ora 20:00
📌Sheshi “Skënderbej”

#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇦🇱

Posted by Erion Veliaj on Saturday, April 27, 2024

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.