Balluku: 100 milionë euro investime në Rinas për fluturimet transoqeanike

Zv.Kryeministrja: Në Aeroportin e Rinasit u pritën 7.2 milionë pasagjerë nga 2 milionë që ishin në 2019.


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit po vijon puna për të ndërtuar pistën që do të mundësojë fluturimet transoqeanike, ndërsa informoi se aeroporti i Vlorës do të jetë gati në fillim të sezonit të ri turistik, vitin e ardhshëm.

Në konferencën që po mbahet në Tiranë “Vera 2024, siguri, mikpritje, shërbime dhe infrastrukturë për pushuesit”, ku të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, si dhe aktorë të fushës, Balluku ndër të tjera foli për zhvillimet në aeroportet e vendit, ndërsa theksoi se këtë vit, Rinasi priti 7.2 milionë pasagjerë, nga 2 milionë që kishte pritur në 2019.
Rritja sipas saj përtej projeksioneve shtyu qeverinë të punonte për rritjen e kapaciteteve në infrastrukturë.

“Ishim përgatitur për një numër të konsiderueshëm turistësh, por jo 10 milionë turistë. Na u desh të punonim jo vetëm për rritjen e kapaciteteve akomoduese por edhe në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës dhe ja dolëm. 14 milionë është projeksioni, por besoj do të jenë më tepër turistë që do të vizitojnë vendin këtë vit. Në Aeroportin e Rinasit u pritën 7.2 milionë pasagjerë nga 2 milionë që ishin në 2019. Kjo u arrit falë një strategjie të aviacionit civil, për portat hyrëse nga ajri. Janë 4 aeroporte, duke nisur nga Kukësi, Tirana, Vlora dhe Gjirokastra, për të cilin çelim garën në maj”, tha Balluku.

Zëvendëskryeministrja informoi se aeroporti i Tiranës ndërsa po përgatitet për fluturimet transoqeanike, ka çuar në 40 mijë m2 sipërfaqen e terminaleve.

“Kur rinegociuam kontratën u bë zhurmë, por ajo kontratë e rinegociuar u bazua mbi garantimin e një investimi prej 100 milionë eurosh në zgjatimin e pistës, për ta kthyer në një aeroport të kategorisë “E”, ku do të akomodohen fluturimet transoqeanike që Shqipëria s’i ka pasur deri sot. Sot pasagjerët shqiptarë kanë mbushur aeroportet e rajonit për fluturime të tilla. Me zgjerimin e pistës do të fluturojnë nga aeroportet tona. Rinasi, i vetmi në vend me 13 mijë m2 terminal, sot kemi 40 mijë m2 terminal. Kemi 9 vendparkime të reja, ndër të cilat 2 për avionët që bëjnë udhëtimet transoqeanike. Këto ndodhin në Rinas”, deklaroi Balluku.

Balluku po ashtu bëri të ditur se aeroporti i Vlorës ka një ecuri të shkëlqyer dhe në fund të këtij viti do ta kemi të dorëzuar për të vijuar me fazën e certifikimit dhe vitin tjetër do të ngrihen e ulen avionët.

Në maj do të hapim edhe garën ndërkombëtare për Aeroportin e Gjirokastrës, që do të jetë porta e katërt. E nisëm për në Sarandë, por me këmbënguljen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit u spostua në Gjirokastër, pasi ishte e pamundur të ndërtohej në Sarandë për shkak të zonave të mbrojtura dhe fluksit të lartë të turistëve. Aeroporti i Gjirokastrës do t’i shërbejë edhe malësisë, Tepelenës, Gjirokastrës, por edhe zonës bregdetare, pasi lidhen nga tuneli i Skërficës dhe duhen vetëm 35 minuta nga aeroporti në bregdet”, deklaroi Balluku.

(Marrë nga ATSH)

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.