Gonxhja: Në 1 maj, mbrëmja festive e Javëve Kulturore Ndërkombëtare
Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin rrugëtimin e tyre të tretë në Shqipëri
Ministri Blendi Gonxhja kujtoi se nesër do të rikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare (JKN).
Ashtu si edhe në edicionet e kaluara JKN do të zhvillohen nga muaji maj deri në nëntor. Shqipëria do të mikpresë kultura nga e gjithë bota, me një kalendar të pasur me aktivitete, artistë e performanca, plot me surpriza dhe energji të reja.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ftoi shqiptarët t’i bashkohen mbrëmjes festive të hapjes së Javëve Kulturore Ndërkombëtare, e cila do të zhvillohet nesër (1 maj) në orën 20:00, në sheshin “Skënderbej”.
Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin kështu rrugëtimin e tyre të tretë në Shqipëri. Dy edicionet e tjera kanë sjellë në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, qindra artistë nga bota.
JKN filloi si një nismë e ish-Ministrisë së Kulturës në vitin 2022, me dëshirën për të përçuar vlerat dhe traditat e për të nxitur shkëmbimin kulturor dhe frymëzuar inovacionin.
Nëpërmjet këtij projekti vendet njihen më mirë, forcohen marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, si dhe rritet oferta e aktiviteteve kulturore në Shqipëri për të gjitha shijet dhe moshat. JKN e shndërron skenën e aktiviteteve kulturore në vend në një arenë ndërkombëtare shumëkulturore dhe shumëdisiplinore.
Rikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare!🤩🇦🇱🌍
Nga muaji Maj deri në Nëntor, Shqipëria mikpret kultura nga e gjithë bota në një kalendar të pasur me aktivitete, artistë e performanca, plot me surpriza dhe energji të reja!
Bashkohuni me ne në mbrëmjen festive të hapjes së Javëve Kulturore Ndërkombëtare!
🗓️1 Maj,ora 20:00,
📌sheshi “Skënderbej”#InternationalCulturalWeeks #JavetKulturoreNderkombetare #jkn2024 #MEKI #EkonomiaKulturaInovacioni #BashkiaTirane #B40 #albania #culture #innovation
Posted by Blendi Gonxhja on Tuesday, April 30, 2024