“Dëshmitari i shkretëtirës”

Romani i Bashkim Hoxhës sendërton shenjat letrare jo vetem si ndërkohësi universale por edhe si shenjëzim letrar


Nga Emi Krosi

Romani “Dëshmitari shkretëtirës” i Bashkim Hoxhës, duket si roman pa kohë. Pakohësia dhe gjithëhapsira, përmes imazhit të shkretëtirës, si analogji me diktaturën. Duket se koha ka ngecur.

Në një kohë shumë të largët, por herë-herë pritet në kordinatat e saj, horizontalisht dhe vertikalisht. Shenjimi i kohës universale, sendërton shenjat letrare jo vetem si ndërkohësi universale por edhe si shenjëzim letrar. Ky libër duhet të lexohet në disa nivele:

LEXIMI I PARË: KOHA

Romani ka një ndërthurje tipike mes:
– kohës (recepimi i lexuesit për një kohë të largët, pakohësisë)
– hapsirës (udhëtimi nëpër hapsirat e largëta të Lindjes Mesme, vende shkretinore, me
mirazhe dhe imazhe ranore të verdhë por përnes rrjeshtave kuptojmë nistoret e qyteteve shqiptare),
– sinkronizmi i kohë- hapsirës (në diakroni dhe sinkroni, e bën këtë roman, një roman ku
koha letrare dhe koha fizike sendërtojnë, letërsinë e kohës dhe hapsirës universale), përmes:
a) shkretëtira është simbolika e poemës“Saharaja”e shkruar nga Vilson Blloshmi,
b) shenjëzimi romanor-poetik akrostik (poezia që fsheh mesazhin pas shkronjave të para),
c) zbulohet misteri i shkretëtirës (ose më mirë shkretëria e Shqipërisë staliniste): “në çdo
anë qëndronte pezull, ndjesia e braktisjes dhe e harrimit. E njëjta situatë, i njëjti ankth i heshtur, ishte dhe në ajrin e mbytur në shtëpi të tjera…”. Ankthi, vetmia, shkretina, shurdhëria, frika, mjerimi,varfëria, heshtja, zbrazja, shterpëria, përgjumja etj.
Romani, shenjohet përmes simbolikës së “pushtimit” që “zbrazet” mes komunikimeve të gjata të MJESHTRIT DHE DISHEPULLIT. Personazhi i gjithëditur, nuk ka emër, por përmes Adelës, (të dashurës së tij) ndërtohet fabula e romanit. Adela dhe heroi, nga niveli zero “graund zero” d.m.th, aty ku ishin kullat binjake në Nju York, përme sgrupit të tyre muzikor “Graund Zero”, kanë planifikuar një koncert. Dialogjet e Adelës me kryepersonazhin (duke kërkuar të zgjidhë misterin e librit të gjyshit) dhe udhëtimit të tij nëpër shkretëtirën imagjinare, ndërtohet fabula (me shkrim italik/pjerrët), që rrëfehet:
– emetimi i qytetit të [B= me Beratin], apo takimi me Fatos Arapin, apo Kasem
Trebeshinën (deformuar emrin), tërheqja në bibliotekën e qytetit të tij (shëmbëllim me Poradecin etj.,) na hedh nga koha e njëmendtë (koha reale, ku Adela = UNË [rrëfimtari]) kalon në kohën universale, një kohë që pikëtakohet, por përmes Kristobalit dhe Klaudit.
– lidhja estetiko – letrare dhe përafrimit fabulor, mes Mjeshtrit dhe Margaritës të
Mihail Bulgakov-it. Mungesa e stinëve (me shkretëtirë të verdhë ku bie në sy mungesa e luleve, e zogjve, e shpresës, gjelbërimit, ujit, puset e thara, vetëm varre me skeletë pa emra: ” të kujton kufizimin, ngushtësinë, shterpësinë, mungesën e jetës”, e bën rrëfimit akoma më komplekse dhe duket se po udhëton në “Varresën e Pragës” të U. Ecos. Projektimi i udhëtimit nëpër shkretëtirën shqiptare përmes qyteteve “të vdekura”/ ” të pluhurta” / “të zhveshura” /”të vdekura” projekton:
a) kohën dhe hapsirën universale (pakohësinë).
b) eptimi i kohës reale ciklike “ në udhëtimim u nisa të hënën…”
c) projekton dhimbjen dhe humbjen e kohës, ku njeriu më as nuk blihet dhe as nuk shitet,
d) liria përmes ekzistencializmit si fenomen filozofik, sendërton dashurinë si ekzistencë dhe
anasjelltas,
e) përrrokja e lirisë/ dashurisë/ dijes dhe filozofisë, si mënyrë e mbijetesës përmes kohës
universale (koha e të gjitha diktaturave),
f) shkatërrimi i të kundërtave, dashurisë dhe urrejtjes, lirisë dhe rrethimit, harrimit dhe
kujtesës, përmes analogjisë dhe kundërvënies letrare. Teksti nënkupton strategji të komunikimit dhe e bart së brendshmi strategjinë implicite të autorit. Ai e garanton një lloj strukture koherente autoriale, duke e lidhur kuptimin me shtrirjen, dhe, më tej, duke krijuar lidhje ligjike mes pjesëve, si ndërlidhje mes koherencës dhe kohezionit.

LEXIMI I DYTË: FILOZOFIA

Elementet sendërtuese me funksion filozofik janë:
– ndërtimi i emrave,
– përhapja e kristianizmit (rrëfimi i Pjetrit [elementet biblike+elementet historike]),
– rrethpreja e [Aliu ose Gjini], (tredhja si tradhëti e vetëdetyruar e vetes, dhe vdekja është
heshtja e tij e përheshne),
– elemente të letërsisë klasike [Penelopa +Uliksi].
– ekzistenca e shqiptarëve përmes besimit dhe njësisë kombëtare: “gjallëvdekur
ose vdekurgjallë”, – thashë unë.
– trajtësimi apo metamorfoza e njeriut nën diktaturë apo në çdo kohë kur liria
është e mangët: “kam frikë se ekzistenca e dyfishtë e prish karakterin e njerëzve”
– varfëria e shpirtit dhe mendjes së njeriut në kohët moderne, ku dashuria, libri
dhe dija, janë lecka në trupat lakuriqë: “lecka bëhen trup e trupat bëhen leckë”

LEXIMI I TRETË: DASHURIA

Rrëfimi për dashurinë për Arbesën, si një pamundësi përtej priftërisë, ngatërron përsëri rrugëtimin me elemente biblike, që nga Përmbytja (Arka e Noes) me elemetet historiko- letrare, ku drejtimi mbart një peshë të madhe filozofike. Jeta është udhëtim. Dashuria është mësim. Shpirti është mistifikim e kërkimit të paqes dhe përjetësisë, ku përmes dashurisë, njeriu njeh veten dhe të tjerët, për të kuptuar vlerën e jetës dhe jo zgjedhjen e predikimit të moralit Hyjnor ( të vënë në dyshim nga Mjeshtri në fillesën e liturgjisë fetare biblike).
Erosi dhe dashuria përmes zbërthimit të fjalës/kod [Arbesa: Arb+ Besa= Besa Arbërore]. Mungesa e dashurisë, apo “dashuria e ndaluar” është elementi i kotësisë dhe boshësisë së temave të njeriut në modernitet. Dashuria, sot është vetëm akti i zbrazjes së epshit, dhe shpirti mbetet thjesht një hije në errësirë. Dashurinë e kemi vrarë. Zemrat i kemi shkretëtira. Shpirtra të përdhunuara. Jetën e kemi skllavëruar, nga egoizmi dhe materialiteti.

Sendërtimi i elementeve moderne/postmoderne në roman vijnë:
– përmes lakuriqësisë; “gratë nuk vishen në shkretëtirë. Rrinë lakuriq…” ,
– “vdekja”e gjuhës/shkrimit/librit përmes teknologjisë dhe celularit: “përsh. Ç’kemi?” /”Hiç. Tung” /”Kur shihemi?” / “Të lajm unë”.
– sendërtimi i fjalëformimimeve:
bashkëbisedues / domosdoshmërinë /gjithëçka /përthahej /frymëmarrjen /ecejak /gjysmëerrësirën /kundërshtojë /stërmëdha /përndrituri /xhezbandisti /bashkëjetojnë /zëvendësministër /dorëshkrimi /fjalëfshehta /postbllokun /çudifrikësuar /sykaltër /përgjysëm /shpupurishura /ndanërrugën /gjysmëlakuriqësia /epshendezur /zemërdridhur /kundërnatyrshme /frymëmarrja /autoshkollë /shtatëmbëdhjetë /përdëllyer /përfytyrimi /fytyrëzeshkët /luledele /përgjërim /zemërdridhje /gjallëvdekur /vdekurgjallë /dyfytyrësinë /vejevinin/ makrokozmosi /mikrokozmosi /gjysëmkllapisë /kundërshtova / paparishikueshme /mbijetesa / dokudo /kokëfortë/ paspushtimit /kryeqendra /pavënëreshme /frymëmarrja /shpatullgjerin /flakëzbehtë /këmbënguli / pakrahasueshëm /rrethprerë /besëprerë /sapozbriturit /autoambulancë /përditë.

Sëfundmi: shkretëria ka misionarë të saj gjarpërinjtë, që helmuan fjalën e lirë, dhe kush guxoj dhe kaloj shkretëtirën, mbeti aty, i vdekur nën gërmadhat e rërës. Fjala vret. Liria është gjithmonë e rrethuar, nga gremina e brishtësisë së saj. Ajo çdo ditët vritet. Mesazhi zbërthehet në fund nga Adele.

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…