Dhuna online kundër grave, Koçiu: Forcim i legjislacionit, rritje e aksesit në mbi 70 shërbime sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesët në aktivitetin me temë “Dhuna psikologjike dhe digjitale kundër grave dhe vajzave”,


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë sot në aktivitetin me temë “Dhuna psikologjike dhe digjitale kundër grave dhe vajzave”, ku theksoi rëndësinë e forcimit dhe zgjerim të mekanizmave të trajtimit të dhunës në sferën kibernetike.

Aktiviteti u organizua nga reporterja e përgjithshme për dhunën ndaj grave të Asamblesë së Këshillit të Evropës, me Aleancën e Grave Deputete në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe UN Women.

Koçiu u shpreh se MSHMS është e gatshme për të propozuar ndryshime të tjera ligjore lidhur edhe me këtë fenomen të dhunës.

“Si ministri e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, sa i përket fenomeneve të tilla, ne sot kemi në dispozicion një kuadër ligjor që ka rritur dhe ka nxitur shërbime të reja mbështetëse të specializuara, të cilat përfshijnë ndihmën juridike falas për viktimat e abuzimit seksual dhe trafikimit, Linjën Kombëtare të Këshillimit për Vajzat, Qendrën Kombëtare për Trajtimin e Viktimave të Dhunës, Qendra dedikuar viktimave të dhunës seksuale, si dhe Qendra dedikuar fëmijëve viktima të dhunës”, deklaroi Koçiu.

Ministrja vuri në dukje se falë rritjes së vazhdueshme edhe të mbështetjes nga buxheti i shtetit, MSHMS ka rritur bashkëpunimin me pushtetin vendor duke ofruar mbi 70 shërbime sociale.

“Shërbime të tjera mbështetëse që financohen drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit janë: linja kombëtare telefonike 116-117, linja telefonike Alo 116, shërbime të specializuara pa pagesë, të disponueshme 24/7 që ofrojnë këshillim dhe shërbime për viktimat e dhunës në familje dhe me bazë gjinore, si dhe fëmijët e dhunuar”, nënvizoi ajo.

Koçiu u ndal edhe në objektivat kryesorë të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore; përmirësimin e legjislacionit, rritjen e aksesit në shërbimet e specializuara, rritjen e aksesit në drejtësi, rritjen e ndërgjegjësimit etj.

Ministrja vuri theksin tek përgatitja e një brezi të ri, ku barazia është një vlerë e kultivuar që në pikënisje, dhe ku të gjithë të rinjtë e të rejat janë patjetër “agjentë” të këtij ndryshimi.

Begaj takon fituesit e konkursit të gjuhës shqipe: Alfabeti, simboli më i bukur i bashkimit kombëtar

Në 116-vjetorin e Kongresit të Manastirit, në nderim të dijetarëve shqiptarë që vendosën njësimin e alfabetit shqip, Presidenti i Republikës,…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Begaj takon fituesit e konkursit të gjuhës shqipe: Alfabeti, simboli më i bukur i bashkimit kombëtar

Në 116-vjetorin e Kongresit të Manastirit, në nderim të dijetarëve shqiptarë që vendosën njësimin e alfabetit shqip, Presidenti i Republikës,…