Muçaj: “Albcontrol”, ent publik me strukturë të re

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin diskutoi projektligjin “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol”.


Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin diskutoi sot projektligjin “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol””.

Gjatë diskutimit të projektligjit ishin të pranishëm zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Enkelejda Muçaj dhe Kledia Ngjela, drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë Rregullatore dhe Përputhshmërisë në Infrastrukturë dhe Energji.

Muçaj tha se projektligji ka për qëllim përcaktimin e formës së organizimit, të rregullave të funksionimit dhe të administrimit të shërbimeve të “Albcontrol”, si një ent publik.

Kryetari i komisionit Arben Pëllumbi, bëri me dije se ky projektligj ka kaluar në të gjitha komisionet për dhënie mendimi dhe se nuk ka propozime për ndryshime.

Në cilësinë e komisionit përgjegjës, pas diskutimeve të ndryshme, anëtarët e komisionit e miratuan këtë projektligj nen për nen dhe në tërësi.

Referuar relacionit, objektivi kryesor i këtij projektligji është organizimi i “Albcontrol”-it në formën e një enti publik të pavarur, jobuxhetor, jofitimprurës, i cili vepron në interes publik dhe ofron shërbimet e lundrimit ajror në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë, sipas parashikimeve të konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e aviacionit civil, të ligjit “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, si dhe të akteve nënligjore të miratuara në zbatim të tyre.

Projektligji parashikon që “Albcontrol” të gëzojë pavarësi drejtuese, administrative, teknike dhe financiare. (ATSH)

Kontribut në ndërtimin e raporteve vëllazërore mes faktorit shqiptar, Balla titull mirënjohjeje nga Komuna e Deçanit

Në këtë ceremoni tradicionale në një kullë të Rrafshit të Dukagjinit u nderuan gjithashtu Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kontribut në ndërtimin e raporteve vëllazërore mes faktorit shqiptar, Balla titull mirënjohjeje nga Komuna e Deçanit

Në këtë ceremoni tradicionale në një kullë të Rrafshit të Dukagjinit u nderuan gjithashtu Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,…