Zhvillohet në Pekin Forumi III Global i Inovacionit Mediatik

Më 29 prill u zhvillua në Pekin Forumi III Global i Inovacionit Mediatik, organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG)


Më 29 prill u zhvillua në Pekin Forumi III Global i Inovacionit Mediatik, organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG). Tema e forumit ishte “Fuqi për të mira, Përgjegjësi e përbashkët në Inteligjencë Artificiale”. Në Forum morën pjesë, online dhe offline, mbi 200 përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, mediave kryesore brenda e jashtë Kinës, konsulentëve dhe kompanive ndërkombëtare.


Foto nga CMG

Drejtori i CMG-së Shen Haixiong, u shpreh se nën frymëzimin e fjalimit të Kryetarit Xi Jinping, mbi produktivitetin e inovacionit cilësor, CMG ka prodhuar shumë programe me teknologjinë e inteligjencës artificiale (AI), si mitologjia kineze, programi i parë me prodhim të plotë AI.

Inovacioni teknologjik drejton përparimin e civilizimeve të njerëzimit dhe sjell mosqartësi për botën e sotme me ndryshime të shumta. Duke përballuar “goditjet” nga AI, ndoshta do të humbasim një epokë, nëse nuk ndjekim ndryshimet. Përshtatja me ndryshimet është opsioni i drejtë. Ne duhet të këmbëngulim në zhvillimin e AI për më mirë, të krijojmë sëbashku AI me vlera të mira. Duhet të këmbëngulim në siguri dhe të krijojmë një AI me përgjegjësi, të vazhdueshme dhe në bashkëadministrim. CMG është e gatshme të bëjnë shkëmbime me miqtë e botës, të eksplorojë mundësi të pafundme dhe të injekjojë më shumë energji pozitive në bashkëndërtimin e komunitetit me fate të përbashkëta të njerëzimit!


Foto nga CMG

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach, tha në një videofjalim se teknologjia AI po ndikon në çdo aspekt të jetës, me një ritëm shokues. Komiteti së fundmi ka nisur Agjendën Olimpike të AI-së, e cila jep udhëzime se si AI mund të riformatojë parimet e sporteve dhe lojrave olimpike.

CMG është një partner i përhershëm i KON, duke sjellë elegancën e Lojrave Olimpike për qindra milionë shikues në Kinë.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) fton CMG të krijojnë së bashku të ardhmen e AI-së për Lojrat Olimpike. Për ta bërë botën më të mirë, nëpërmjet teknologjisë AI dhe sporteve, të gjithë duhet të ecim më shpejt, të synojmë më lart, të jemi më të fuqishëm dhe të punojmë së bashku. Në këtë mënyrë, mund të praktikojmë vërtet moton olimpike “Më shpejt, më lart, më fort, më të konsoliduar”.


Foto nga CMG

Sekretari i Përgjithshëm i WIPO-s, Daren Tang u shpreh në videofjalimin e tij se Kina që nga lashtësia e deri më sot, ka bërë gjithmonë përpjekje në inovacion. Ndaj nuk është e çuditshme që Kina të bëhet lider global në zhvillimin e AI-së. WIPO i kushton rëndësi të madhe balancimit të mundësive dhe rrezikut në këtë drejtim. Përpiqet të rrisë bashkëpunimin dhe përdorimin e përshtatshëm të AI-së.

Akademiku i Akademisë së Inxhinierisë të Kinës, Profesor Daiqionghai u shpreh se ekzistojnë mundësi për përparime të mëdha në disa fusha kryesore të AI-së, si sensorët, kompjuterat dhe inteligjenca e trurit. Ai sugjeron që fillimisht të bëhen kërkime në mënyrë të organizuar dhe më pas të përgatiten talente me kombimin degësh dhe sektorësh të shumtë industrialë dhe kërkimorë.

Drejtori i Qendrës CSER pranë Universitetit Cambridge, Sean O.Hegti u shpreh se bashkëpunimi luan rolin kyç për administrimin global të AI. AI po sjell ndikime në sektorë të vendeve të ndryshme dhe ka tejkaluar kufirin e shteteve. Ai shpreson të ndajë sa më shumë histori bashkëpunimi në këtë fushë, me gjithë botën.

Përfaqësuesja nga The Associated Press u shpreh se teknologjia AI ka përmirësuar në mënyrë drastike efikasitetin e gazetarisë dhe ka sjellë shumë përfitime. Megjithatë, AI gjeneruese vjen me sfida. Organizatat e lajmeve duhet t’u përmbahen standardeve, në lidhje me përdorimin e AI. Në të njëjtën kohë, rregullat duhet të përmirësohen vazhdimisht me evoluimin e teknologjisë.

Përfaqësuesi nga The Reuters Barrett u shpreh i emocionuar për potencialin e AI gjeneruese për të fuqizuar gazetarët. I përmbledh këto mundësi në tre fusha: reduktimi i barrës, ngritja dhe transformimi. Tani duhet të mësojmë si të ndërtojmë dhe të përdorim mjetet e IA-së, për t’iu përgjigjur ndryshimeve të pasigurta të sjelljes së audiencës në të ardhmen.

Foto nga CMG

Në këtë Forum, Drejtori i CMG-së dhe përfaqësuesit e institucioneve mediatike ndërkombëtare të vendeve arabe, Afrikës, Amerikës Latine dhe Azisë publikuan sëbashku Nismën Mediatike të Administrimit të AI-së.

Nisma e përbashkët propozon që ti kushtohet vëmendje zhvillimit, të përqafohet ndryshimi, të parandalohet rreziku, të rregullohet përdorimi dhe të thellohet bashkëpunimi. (Jiang Lei)

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.