Hasani takim me homologen belge: Forcim i dialogut politik

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot në Bruksel një takim me homologen belge, Hadja Lahbib.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot në Bruksel një takim me homologen belge, Hadja Lahbib.

Gjatë takimit Hasani dhe Lahbib diskutuan mbi mënyrat për të forcuar dialogun politik, për të përmirësuar më tej marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike dypalëshe si dhe bashkëpunimin e ngushtë në forumet ndërkombëtare.

Në një postim në rrjetet sociale, Hasani ndau momente nga takimi, ndërsa theksoi se e uroi Lahbib për Presidencën e Këshillit të BE-së.

Gjithashtu, Hasani shprehu mirënjohjen për përkushtimin e Belgjikës ndaj zgjerimit të BE-së si dhe mbështetjen për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt integrimit të përshpejtuar në BE.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet në Bruksel, ku mori pjesë sot në takimin informal të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së. (ATSH)

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.

Global 360

Azerbajxhani promovon traditat multikulturore përpara komunitetit botëror

Azerbajxhani ndjek një politikë të jashtme aktive për të promovuar traditat e multikulturalizmit në botë dhe dialogun midis kulturave dhe…

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Dashuria e Aleksandër Vuçiç për armët që nuk i përdor dot!

"Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim."

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.