Rama: Do të jetë sezoni më i pastër turistik, rezultate në mbrojtjen e ujërave në dete e liqene

Kryeministri: Masatdrastike ndaj sipërmarrjeve që ndotin ujërat


Kryeministri Edi Rama garantoi sot se ky do të jetë sezoni më i pastër për ujërat larës në detet e liqenet e vendit, ndërsa u ndal te masat drastike që janë vendosur ndaj sipërmarrjeve që ndotin ujërat.

Gjatë vizitës në impiantin e Ferrokromit të AlbChrome në Elbasan, Kryeministri u shpreh se “nuk pretendojmë se nuk do të ketë defekte, por me vendosjen e një mase drastike për të gjithë sipërmarrjet në fushën e hotelerisë dhe industrisë së mikpritjes po shohim rezultate që na bindin se sezoni i ardhshëm do jetë perfekt edhe në këtë aspekt”.

Rama vuri në dukje se jemi në një fazë të re ku Shqipëria ka kaluar me sukses procesin e skanimit të Bashkimit Europian me çeljen e negociatave dhe ka marrë angazhime të forta lidhur me mjedisin.

Rama theksoi se është përgjegjësi kombëtare dhe institucionale respektimi, mbrojtja dhe përmirësimi i cilësisë së mjedisit.

“Ligjet për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit dhe menaxhimin e integruar të mbetjeve janë një shëmbëlltyrë e kësaj faze të re. Këto ligje janë në zhvillim e sipër e së shpejti i kalojnë parlamentit”, tha Rama.

Duke folur mbi mbrojtjen e mjedisit, Kryeministri theksoi se sipërfaqja e mbrojtur në vendin tonë është rritur nga 17% në 22%.

“Ashtu sikundër edhe kontrolli i shoqëruar me masa drastike ndaj sipërmarrjeve po jep rezultate pozitive. Mjafton të marrim shembullin e ndalimin drastik të derdhjes së ujërave të ndotura në ujërat larës të detet e liqeneve tona që ka sjellë një angazhim të përgjithshëm të sipërmarrjeve hoteliere për të garantuar përpunimin dhe filtrimin e ujërave të ndotur dhe për të ndalur atë terror ekologjik që ka karakterizuar për shumë vite zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës hoteliere me derdhjen në det të ujërave të ndotura”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

Tirana zbukurohet me murale!

Edicioni i 6-të i “MuralFest”, një projekt i Bashkisë së Tiranës. Kurator Helidon Haliti. 11 artistë ndërkombëtarë dhe 14 murale.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Tirana zbukurohet me murale!

Edicioni i 6-të i “MuralFest”, një projekt i Bashkisë së Tiranës. Kurator Helidon Haliti. 11 artistë ndërkombëtarë dhe 14 murale.