Ibrahimaj në Përmet, prezanton projektin pilot të pagesave të shpejta

Në tre qytete të vendit, Tiranë, Dibër dhe Përmet po zbatohet një projekt pilot për edukimin e qytetarëve për pagesa elektronike përmes telefonit.


Në tre qytete të vendit, Tiranë, Dibër dhe Përmet po zbatohet një projekt pilot për edukimin e qytetarëve për pagesa elektronike përmes telefonit.

Të financuar nga qeveria shqiptare, për një periudhë 4-mujore, 300 qytetarët e përzgjedhur do të kryejnë pagesa të shpejta elektronike nëpërmjet telefonit të tyre, duke skanuar kodin e tyre QR të gjeneruar nga sistemi i fiskalizimit.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ishte në Përmet, ku dhe prezantoi projektin pilot të pagesave të shpejta.

“Nga maji deri në gusht llogaritë e 300 qytetarëve do të kreditohen në vlerën 10.000 lekë, për të kryer pagesa të shpejta për shpenzime vetjake. Ky projekt do të sjelle transaksione më të shpejta, të sigurta dhe më pak të kushtueshme për bizneset dhe konsumatorët”, tha ministrja.
Në Përmet janë 100 qytetarë që do të mund të kryejnë pagesat në mënyrë elektronike, duke skanuar kodin QR.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është të reduktojë kostot e transaksioneve digjitale, të përmirësojë përvojën e klientëve në shërbimet financiare dhe të promovojë konkurrencën në sektorin financiar, duke përparuar në të njëjtën kohë inovacionin në këtë fushë. (ATSH)

📍Në Përmet, prezantuam Projektin Pilot të Pagesave të Shpejta ❌💶
100 qytetarë do të mund të kryejnë pagesat në mënyrë…

Posted by Delina Ibrahimaj on Saturday, May 4, 2024

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.