Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson delegacionin shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin, që po zhvillohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, New York.


Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson delegacionin shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin, që po zhvillohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, New York.

Në fjalën e saj në konferencë, ministrja Muzhaqi theksoi se në Shqipëri, përpjekjet për të përmbushur qëllimet e Konferencës Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ICPD), si pjesë e angazhimeve për të arritur Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm janë të vazhdueshme në fushën e të drejtave për barazi dhe zhvillim të kapitalit njerëzor.

Më tej, ministrja Muzhaqi bëri një rezyme të plotë të kontekstit ligjor të Shqipërisë në lidhje me popullsinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

“Në një nivel strategjik, Shqipëria ka një bazë të fortë ligjore që promovon barazinë, gjithëpërfshirjen, aksesin në shërbime dhe një fokus të fortë në dixhitalizimin dhe agjendën e gjelbër të theksuar në Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin dhe Integrim” nënvizoi ajo.

Muzhaqi vijoi me prezantimin e një pjesë të punës intensive të bërë ndër vite për përmbushjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm për përmirësimin dhe adresimin e çështjeve që lidhen me zhvillimin e popullsisë dhe mirëqenien fizike, sociale dhe mendore, ndër të cilat përmendi: Strategjinë Kombëtare për Rininë 2022-2029, Strategjinë Kombëtare për Shëndetin, Agjendën për Fëmijët, Strategjinë për Kujdesin Social, Përfshirjen Sociale, Arsimin, Barazinë Gjinore, si dhe Planet Kombëtare të Veprimit për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues, Personat e moshuar dhe shumë të tjera. (ATSH)

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.