Shqipëria turistike, Rama ndan foto nga Lungomare
Qyteti bregdetar i Vlorës ka pësuar ndryshime rrënjësore vitet e fundit, pas zbatimit të projekteve të ndryshme infrastrukturore.
Qyteti bregdetar i Vlorës ka pësuar ndryshime rrënjësore vitet e fundit, pas zbatimit të projekteve të ndryshme infrastrukturore.
Këto projekte e kanë transformuar qytetin, nga qendra në periferi, nga vija bregdetare në hapësirën e blloqeve të banimit, deri në zonat rurale, në të gjitha njësitë administrative.
Kryeministri Rama publikoi foto të Lungomares, një prej investimeve më të rëndësishme të rilindjes urbane në Vlorë, që është kthyer shumë shpejt në një atraksion turistik për shumë vizitorë vendas e të huaj.