Rama: PS guxoi me Reformën në Drejtësi, rrëzuam monumentin e pandëshkueshmërisë
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se me Reformën në Drejtësi u rrëzua monumenti i shëmtuar i pandëshkueshmërisë në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se me Reformën në Drejtësi u rrëzua monumenti i shëmtuar i pandëshkueshmërisë në Shqipëri.
Në mbledhjen e zgjeruar me grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar, kryeministri Rama u ndal te Reforma në Drejtësi, ndërsa theksoi se pa vendosmërinë e PS-së dhe guximin për ta çuar para reformën sot s’do kishim një drejtësi të pavarur.
Kryeministri u shpreh se askush më parë nuk i ka hyrë detit në këmbë për ta pavarësuar drejtësinë nga vetë pushteti politik prandaj dhe asnjëherë askush që ka qenë pjesë përbërëse e zgjatimit politik nuk është gjykuar nga një drejtësi e pavarur.
“Ne kemi krenarinë që nuk na e mohon sot askush se pa forcën udhëheqëse dhe guximin e PS-së në 10 vjet sot nuk do të kishte rilindur besimi i shqiptarëve te drejtësia dhe nuk do kishte Shqipëria e sotme asnjë shans që të shihet rrëzimin e monumentit të shëmtuar të kulturës së pandëshkueshmërisë”, tha Rama.
Por, vijoi Rama, gjurma jonë në histori nuk do varet vetëm nga kthesa e ndryshimit thelbësor ku kemi futur shtetin, por sa më tej akoma PS do ta bëjë të pakthyeshëm këtë progres të dukshëm.