Inaugurohet Qendra Kombëtare e Pritjes për Viktimat e Trafikimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, së bashku me Të ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA, David Wisner, morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Qendrës Kombëtare të Pritjes për Viktimat e Trafikimit


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, së bashku me Të ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA, David Wisner, morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Qendrës Kombëtare të Pritjes për Viktimat e Trafikimit, e cila që nga hapja e saj në vitin 2003 ka trajtuar dhe rehabilituar rreth 700 gra, vajza dhe fëmijë, viktima të trafikimit.

Kjo Qendër synon që viktimat e trafikimit, vajza dhe gra të marrin një profesion dhe të aftësohen për tregun e punës në mënyrë që të përballojnë një jetë dinjitoze pas rehabilitimit të tyre.

MSHMS vijon angazhimin e saj për zgjerimin e kapaciteteve për pritjen dhe rehabilitimin e viktimave të trafikimit duke ofruar shërbime të integruara psiko-social sipas standardeve europiane.

Qendra u ndërtua me mbështetjen financiare prej afro 500,000 dollarësh nga ushtria e Shteteve të Bashkuara dhe do të ofrojë strehim të sigurt, shërbime psikologjike dhe integrim në shoqëri për viktimat e trafikimit.

Gjatë ceremonisë, Wisner nënvizoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për partneritet me Shqipërinë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë. (ATSH)

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!