Yzeiraj: Komitet i përbashkët ndërqeveritar për marrëveshjen me Azerbajxhanin

Shqipëria dhe Azerbajxhani synojnë të thellojnë më tej bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve.


Shqipëria dhe Azerbajxhani synojnë të thellojnë më tej bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve.

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, miratoi sot projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin ekonomik, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit” .

I pranishëm në mbledhjen e komisionit, zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Endrit Yzeiraj, tha se, “marrëveshja vjen si një angazhim i përbashkët mes dy vendeve, për të nxitur më tej nismat e bashkëpunimit në sektorë jetikë, si tregtia dhe investimet, energjia dhe lëndët minerale, turizmi dhe mjedisi, arsimi, shkenca dhe kultura”.

Sipas tij, marrëveshja i hap rrugën krijimit të një komiteti të përbashkët ndërqeveritar që ka për detyrë ndjekjen e marrëveshjes, zbatimin e saj, përcaktimin e fushave të ndërveprimit dhe krijimin e marrëveshjeve të tjera të bashkëpunimit.

Yzeiraj, e cilësoi marrëveshjen një mundësi unike për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit, kulturës dhe ekonomisë.

Relatorja e çështjes, Mirza Petushi vuri në dukje se marrëdhënie e bashkëpunimit mes dy vendeve tashmë janë të konsoliduara në afatgjatë.

“Gati 31 vite më parë janë vendosur marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanin që ndër vite është rritur më tej ky bashkëpunim. Që prej vitit 2011 qeveria shqiptare ka hequr vizat për popullin azer, një veprim në mbështetje të thellimit të bashkëpunimit dypalësh”, u shpreh Petushi.

Ajo theksoi se, bashkëpunimi në energji konsiderohet si nga fushat më të rëndësishme ku përfundimi i projektit TAP, është i një rëndësie strategjike në këtë fushë dhe Shqipëria është e hapur për zgjerimin e investimeve të Azerbajxhanit në infrastrukturën energjetike dhe gazifikimin e vendit.

Petushi tha se qeveria ka në fokus rritjen e investimeve të huaja.

Në këtë kontekst vijoi ajo,”reformat e orientuara nga tregu dhe një kuadër i fortë investimi me stimuj të përshtatshëm dhe mbrojtje të investitorëve në projekte strategjike, janë të dobishme për thithjen e investimeve të huaja”.

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…