Metani në Uashington DC, takime me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë

Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë jashtë Vendit (OPDAT) në Ambasadën e SHBA në Tiranë mundësoi një takim në Uashington DC mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani dhe drejtuesve kryesorë në Departamentin e Drejtësisë së SHBA.

Përmes një njoftimi për shtyp, ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se gjatë vizitës së tij në Uashington DC këtë javë, Metani u takua me Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë Michael Horowitz, Zëvendësndihmës Prokurorin e Përgjithshëm Bruce Swartz dhe këshilltarin e Zyrës së Përgjegjësisë Profesionale, Jeffrey Ragsdale.

Zyrtarët amerikanë riafirmuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në misionin e saj jetik në mbështetje të profesionalizmit, pavarësisë dhe integritetit mes gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Nga ana e tij, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Metani shprehu mirënjohjen për inkurajimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe në drejtim të eficiencës dhe profesionalizmit të ekipit të Zyrës së ILD-së.

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.