Tirana, kryeqyteti mesdhetar i kulturës e dialogut, MEKI mbështetje për skenën e pavarur artistike

Viti 2025 premton plot aktivitete që do të nxisin krijimtarinë, promovimin e dialogut, ndërgjegjes qytetare e përqafimit të fuqisë transformuese të artit e kulturës.


Viti 2025 premton plot aktivitete që do të nxisin krijimtarinë, promovimin e dialogut, ndërgjegjes qytetare e përqafimit të fuqisë transformuese të artit e kulturës.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ndau fotot nga aktiviteti i mbajtur në Piramidën e Tiranës ku ishin të pranishëm edhe partnerët e MEKI-t përgjatë 2025, kur Tirana do të jetë “kryeqyteti mesdhetar i kulturës e dialogut”. MEKI bëri me dije se do të mbështesë aktivisht organizatat dhe skenën e pavarur artistike si dhe do të rrisë këtë mbështetje duke adresuar çdo sfidë me të njëjtin ritëm siç po rritet dinamizmi i kryeqytetit.

“Vizioni ynë për të ardhmen është një vizion që feston diversitetin, gjithëpërfshirjen dhe shkëmbimin e ideve midis popujve tanë”, shkruhet në faqen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, ku renditen edhe partnerët me të cilët do të bashkëpunohet: Unioni për Mesdheun, Anna Lindh Foundation dhe Bashkia e Tiranës.

“Jemi gati të shkëlqejmë në skenën ndërkombëtare të kulturës dhe dialogut”, shkruan MEKI.

43 shtetet anëtare të Unionit për Mesdheun nisën iniciativën “Kryeqytetet Mesdhetare të Kulturës dhe Dialogut” gjatë Forumit të tyre të 7-të Rajonal në Nëntor 2022. Një vit më vonë, në Nëntor 2023, Tirana dhe Aleksandria u shpallën dy kryeqytetet e para të Kulturës dhe Dialogut, dhe do ta mbajnë këtë titull përgjatë vitit 2025.

Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025! 🎉

Si MEKI, ne do mbështesim aktivisht organizatat…

Posted by Blendi Gonxhja on Tuesday, May 7, 2024

Hafize Leskoviku dhe Adriana Thanasi së bashku në një iso!

Autori Niko Mihali meriton një falenderim të madh për këtë dhuratë te çmuar që na pruri.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hafize Leskoviku dhe Adriana Thanasi së bashku në një iso!

Autori Niko Mihali meriton një falenderim të madh për këtë dhuratë te çmuar që na pruri.