Kina ka nevojë për Europën dhe Europa ka nevojë për Kinën!

Prej të dielës së kaluar presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, është për vizitë në Europë. Një vizitë kjo gjashtë ditore pas pesë vitesh. Si e tillë vizita e presidentit Xi në kontinentin e vjetër europian u ndoq me një interesi të veçantë.


Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi

Prej të dielës së kaluar presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, është për vizitë në Europë. Një vizitë kjo gjashtë ditore pas pesë vitesh. Si e tillë vizita e presidentit Xi në kontinentin e vjetër europian u ndoq me një interesi të veçantë. Ky interes në fakt lidhet me ngjarjet dhe rrethanat e zhvillimeve ndërkombëtare , kryesisht luftën në Ukrainë dhe konfliktin e ashpër në Gaza. Zyrtarisht vizita e Xi Jinping në Francë lidhet me festimet e 60 vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve. Por kjo ishte vetëm simbolika.


Foto:Xinhua

Pas Francës presidenti kinez vizitoi Beogradin dhe Budapestin. Por më e rëndësishmja mbeti vizita e tij në Francë , e cila nisi të dielën e shkuar, më 5 maj, dhe vazhdoi për tri ditë radhazi. Të hënën e shkuar u zhvilluan bisedime midis kreut të shtetit të Kinës dhe atij të Francës. Edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, zhvilloi një bisedë të gjatë me presidentin Xi. Tri ditë para kësaj vizite në Paris kishin darkuar presidenti Macron dhe kancelari gjerman. Dhe kjo u pa si dëshmi e rëndësisë së veçantë që autoritetet kryesore të kontinentit dhe Bashkimit Europian i kushtuan kësaj vizite.

Temat e diskutimit ishin të shumta. Por tregtia midis Kinës dhe vendeve të BE-së, lufta në Ukrainë, konflikti në Gaza dhe çështjet e klimës e përmirësimit të saj, ishin katër temat kryesore të diskutimit kino-europian për bashkëpunimin midis dy Fuqive të Mëdha. Natyrisht që pati edhe diskutime rreth marrëdhënieve kinezo-franceze në fushën e kulturës, sporti, shkencës etj. Megjithatë interesi europian u duk në marrëdhëniet e tregtisë dhe investimeve reciproke, si dhe në bashkërendimin e politikave për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Sidoqë mediet janë marrë jo pak me vizitën e presidentit Xi në Serbi dhe Hungari, në pikëpamjen time vizita e tij në Francë shpreh thelbin e qëllimeve kineze në marrëdhëniet me Bashkimin Europian. Franca, së bashku me Gjermaninë përbëjnë lokomotivën europiane. Një marrëdhënie e mirë e Pekinit me Parisin dhe Berlinin është interes i ndërsjellë. Presidenti Xi i ngriti lart marrëdhëniet midis të dy vendeve gjatë takimit të tij me presidentin Macron.

Foto:Xinhua

Por Brukseli, Parisi dhe Berlini duan më shumë nga Kina. Presidenti Xi garantoi edhe njëherë për rolin konstruktiv të vendit të tij në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë e në Gaza. Një bashkëpunimi i mirë i këtyre kryeqyteteve me Pekinin shihet si garanci për ruajtjen e paqes e të stabilitetit në botë dhe sidomos në kontinentitn europian. Emmanuel Macron nuk e fshehu këtë synim kur thoshte se “do duhet bërë gjithçka e mundur që Kina të jetë e gatshme të ndihmojë në çështjet globale”! Pra, interesi francez dhe europian është që të merrej premtimi kinez për kontribute dhe qëndrime konstruktive në ruajtjen e rendit botëror. Pikërisht kësaj ata ia arritën. Presidenti Xi shprehu dhe njëherë pozicionin kinez për respektimin e rendit botëror!

Gjithkush e di se Kina ka nevojë për Europën dhe nga ana e saj Bashkimi Europian ka nevojë për Kinën. Në këtë sfond u zhvillua në Paris edhe një bisedë midis Ursula von der Leyen dhe presidentit Xi Jinping. Tregtia dhe marrëdhëniet dypalëshe ishin në qendër të këtyre bisedimeve. Lidhur me kritikat e “mbikapacitetit të Kinës” në produktet e energjisë së re, Pekini theksoi se qoftë nga ana e epërsive krahasuese apo kërkesa e tregut global, nuk ekziston i ashtuquajturi “problem i mbikapacitetit ” dhe sektori kinez i energjisë së re ka përvetësuar aftësi mes konkurrencave të hapura, i cili jo vetëm pasuron furnizimet përkatëse globale, zbut presionet e inflacionit, por gjithashtu jep një kontribut të madh në përballimin botëror ndaj ndryshimeve klimatike dhe transformimin e gjelbër.


Foto:Xinhua

Me rëndësi, edhe për presidenten e Komisionit Europian ishte premtimi kinez për një politikë sigurie të përbashkët. Në kushtet kur Rusia dhe Vladimir Putin po bëjnë presion për përdorimin e armëve bërthamore, duket se akordi midis Kinës dhe BE-së për të garantuar stabilitet, siguri dhe paqe është më afër dhe më i qëndrueshëm. Pekini ika dënuar i pari kërcënimet për përdorimin e armëve bërthamore. Armët bërthamore, nëse ato përdoren, drejtohen kryesisht kundër vendeve që i posedojnë ato. Lidershipi kinez është i vetëdijshëm se duhet parandaluar me çdo kusht një përshkallëzim i tillë. Prandaj dhe Kina ka ruajtur një ekuilibër bazuar në interesa të veçanta gjatë gjithë konfliktit në Ukrainë, duke theksuar vazhdimisht domozdonë e ruajtjes së integritetit territorial dhe shqetësimet për sigurinë kombëtare të vendeve.

Megjithatë në Europë shpresohet që qeveria dhe presidenti i Kinës do të luajnë një rol më të madh në ndërmjetësimin për paqen në këtë zonë konflikti. Pekini ka të gjitha mundësitë, ndoshta në koordinim me Turqinë, ta luajë këtë rol. Rasti më i mirë për këtë do të ishte vizita e presidentit të zgjedhur rishtazi, që Putin ka planifikuar të bëjë në Ankara dhe në Pekin!

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…