Negociohen detaje të zbatimit të marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Kroacinë

Në Tiranë u mbajt raundi i tretë i negociatave për dakordësimin e formularëve zbatues të marrëveshjes për sigurimet shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kroacisë.


Në Tiranë u mbajt raundi i tretë i negociatave për dakordësimin e formularëve zbatues të marrëveshjes për sigurimet shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kroacisë.

Për palën shqiptare ato u drejtuan nga drejtore e Integrimit dhe Zbatimit të Marrëveshjeve me Jashtë, Loreta Shkëmbi, ndërsa për palën kroate nga ndihmësdrejtore, e Sektorit për Zbatimin e Rregulloreve të BE-së dhe Marrëveshjet e Sigurimeve Shoqërore, Antonija Krolo Vasilj.

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Astrit Hado bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale se këto negociata u zhvilluan në frymën e plotë të bashkëpunimit.

Janë rreth 3 mijë shqiptarë, të cilët punojnë në këtë vend që përfitojnë nga njohja e viteve të punës dhe shërbimet e tjera që siguron zbatimi i marrëveshjes.

Marrëveshje e arritur u siguron qytetarëve të të dyja vendeve njohjen e ndërsjellë të kontributeve të sigurimeve shoqërore për përfitimin e pensioneve.

Mundëson koordinimin e skemave të sigurimeve shoqërore në përputhje me standardet e legjislacionit evropian, gjithashtu përfitimet e papunësisë, pagesat e barrëlindjes, përfitime në para në rastin e aksidenteve në punë, etj.

Janë mbi 3,000 shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Kroaci, që pritet të përfitojnë nga kjo marrëveshje.

Falë marrëveshjes, qytetarët nuk do të humbasin kontributet e paguara, pavarësisht se ku kanë punuar. Ajo bazohet në disa parime bazë si trajtimi i barabartë, ruajtja e të drejtave të arritura, bashkimi i periudhave të sigurimit, si dhe ofrimi i përfitimeve, brenda dhe jashtë shtetit të origjinës.

Kroacia i shtohet kështu një sërë shteteve të tjera, me të cilat tashmë Shqipëria ka finalizuar marrëveshjet për mbrojtjen shoqërore, që sigurojnë njohjen e ndërsjellë të kontributeve, si edhe lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve sa i përket tregut të punës, në rajon e më gjerë.

(Marrë nga ATSH)

Hasani: Prioritet kthimi i të rinjve nga jashtë që të kontribuojnë në atdhe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, bashkëbisedim me gazetarët

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani: Prioritet kthimi i të rinjve nga jashtë që të kontribuojnë në atdhe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, bashkëbisedim me gazetarët