Rrumbullaku në aktivitetet me rastin e 200-vjetorit të krijimit të Policisë spanjolle
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, mori pjesë sot në aktivitetet e organizuara në Madrid, me rastin e 200-vjetorit të krijimit të Policisë Kombëtare të Spanjës.

Ceremonia kryesore e festimit të 200-vjetorit të Policisë Kombëtare u zhvillua me praninë e Madhërisë së Tij, Mbretit Felipe VI të Spanjës.
Në mesazhin e urimit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, theksoi se partneriteti me Policinë Spanjolle dhe me mbarë homologët është domosdoshmëri për të luftuar krimin e organizuar, që është global, pa ngjyrë, kufij e etni.
“Paçi përherë suksese në luftën ndaj së keqes. Duke ju garantuar në emër të Policisë së Shtetit për angazhimin maksimal, profesional dhe të besueshëm, ju uroj përzemërsisht 200-vjetorin e krijimit”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku.
Gjatë qëndrimit në Spanjë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, zhvilloi disa takime me homologë nga vende të ndryshme.