Begaj: Evropa e Bashkuar, projekti më i mirë për Shqipërinë

Presidenti Bajram Begaj, priti sot me rastin e Ditës së Evropës, nxënësit e shkollës “Emin Duraku” të Tiranës.


Presidenti Bajram Begaj, priti sot me rastin e Ditës së Evropës, nxënësit e shkollës “Emin Duraku” të Tiranës.

Gjatë pritjes së organizuar në ambientet e institucionit, Kreu i Shtetit u shpreh se Evropa është ëndrra dhe frymëzimi për çdo shqiptar.

“Projekti i Evropës së Bashkuar është projekti më i mirë për Evropën, por veçanërisht për Shqipërinë. Rrugëtimi ynë për në Bashkimin Evropian është sfidues, kemi akoma rrugë për të bërë”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Duke iu drejtuar nxënësve, Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE si plotësim të ëndrrës së kahershme të shqiptarëve, të cilën do ta gëzojnë brezat e rinj.

“Unë mendoj se ëndrra do të behet realitet për ju. Duhet të mësoni shumë, që të realizoni ëndrrën tuaj për të qenë dikush në jetë, por patjetër të shijoni dhe frytet e mira e të qenit bashkë në Bashkimin Evropian”, – u shpreh Presidenti Begaj në këtë takim.

Në koncertin e organizuar me këtë rast, nxënësit e klasës së 6-të të shkollës ”Emin Duraku” paraqitën krijimet e tyre artistike në poezi e prozë.

Gjithashtu, ata interpretuan valle, këngë, pjesë instrumentale me çifteli e kitarë, duke shfaqur talentet e tyre, si dhe interesin për traditën përmes krijimeve folklorike dhe atdhetare.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!