Bregu: Të ndërtojmë një të ardhme ku Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e familjes së BE-së

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu u shpreh sot se duhet të ndërtojmë një të ardhme ku Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e familjes së BE-së.


Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu u shpreh sot se duhet të ndërtojmë një të ardhme ku Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e familjes së BE-së.

Në një deklaratë me rastin e Ditës së Evropës, Bregu tha se, “në Francën e hershme të shekullit të njëzetë, nobelisti Romain Rolland shpalli simfoninë “Odë e Gëzimit” si odën e madhe humaniste për vëllazërinë e të gjithë njerëzve ndaj dhe u quajt himni i njerëzimit. Ndërsa po përgatitesha këtë mëngjes për këtë Talking Point, të dhënat ende të papublikuara të edicionit të ri të Barometrit Ballkanik morën pak nga ai gëzim sot, sepse fatkeqësisht të dhënat tregojnë një rënie të mëtejshme e të thellë të mbështetjes së qytetarëve të Ballkanit Perëndimor ndaj anëtarësimit në BE. Ndër 54% të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor që mbështesin anëtarësimin në BE, ndjenja ende mbetet kryesisht e favorshme në të gjithë rajonin”.

Por, theksoi Bregu, “një rënie prej tetë pikësh që nga viti 2021 është një kujtesë e fortë e frustrimeve që shumë ndjejnë për ritmin e ngadaltë të përparimit, si dhe një thirrje për veprim. Përqindja e atyre që mendojnë se anëtarësimi në BE nuk do të ndodhë kurrë ka rënë me 5%, nga 23 në 18 për qind. Pra, optimizmi ekziston, por vjen më me vështirësi”.

“Ballkani Perëndimor ka bërë një rrugë të gjatë gjatë dy dekadave të fundit. Por zhvillimi i potencialit të rajonit do të kërkojë burime të reja dinamizmi dhe transformimi për të kapërcyer sfidat e thella sociale, institucionale dhe mjedisore. E kjo nuk ka të bëjë vetëm me paratë dhe tregun, ka të bëjë me vlerat: demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut”, shtoi Bregu.

“Kështu që në këtë Ditë të Evropës, le të mos tundim vetëm flamuj apo të shikojmë fishekzjarre. Le të angazhohemi për punën e vështirë të reformës, për të luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një të ardhme ku Ballkani Perëndimor nuk është thjesht një mysafir në festë, por pjesë e familjes. Evropa e fokusuar te njerëzit, e cila është e adaptueshme, e reformuar, e rigjallëruar dhe gjithëpërfshirëse, me Ballkanin Perëndimor të integruar fort, përfaqëson investimin optimal në paqe dhe siguri për të gjithë kontinentin”, nënvizoi Bregu.

“Ndërsa Evropa përgatitet për zgjedhjet e ardhshme, kush prej nesh që nuk mund të votojnë u shprehin urimet tona më të mira evropianëve përparimtarë, të përgjegjshëm, të cilët do të hedhin votën e tyre jo vetëm për veten e tyre, por edhe për ne. Ne, që jemi jashtë përqafimit, shikojmë me shpresë që e ardhmja e Evropës të shpaloset pozitivisht pavarësisht paaftësisë sonë për ta formësuar atë drejtpërdrejt”, theksoi Bregu.

Ndaj, vijoi Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, “bashkëkombësit e mi evropianë i kushtojnë një mendim pozitiv dhe një votë të gjithë atyre që si në tekstin e “Odës së Gëzimit” këndojnë: “Të dehur nga zjarri guxojmë të hyjmë, i Shenjtë, brenda faltores tënde”. Gëzuar, për një Evropë më të fortë, më të bashkuar!”.

Marrë nga ATSH

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…